Primo Shllaku: Dy gurët

Primo Shllaku

Në fillim ishin dy gurë.
Dy gurë të ftoftë.
Dy gurë qorra.

Papritmas gurët u banë të tejdukshëm
dhe në mbrendësinë e gurit u shfaqën ftyrat tona.
U shkëputën me krisëm
dhe gurët u thyen copa-copa
si lëvozhga e nji veze që zogu ikë prej soje.

Ftyrat tona të ftofta lëviznin nëpër terr.
Filluen me u zbehë dhe morën ngjyra hane.
U skuqen si fruta që maji i shenjë.
Ftyrat u ban të nxehta
dhe kjo nxehtësi tregoi se ishin dy.

Ishim dy…
Apo ishim nji?
Dy ishim shum.
Nji ishte pak.
Nji e gjysmë nuk bahet.
Koha s’na del.
Askujt nuk i del koha.
Sidomos atyne që dalin nga guri.
U afruen ftyrat tona.
U prekën ftyrat tona.
U shkrinë ftyrat tona.
Gurët e pafilluem prisnin nji takim.
Puthja kishte qenë shkaku që na kishim dalë prej gurit.

ObserverKult

Lexo edhe:

Primo Shllaku: Dashunia për ty
Primo Shllaku: Lule nën borë