Princ Leka: 10 vite pa ty i dashur Babi!

Nga Princ Leka

Në këto vite jeta më ka sjellë momente shumë të gëzuara, të cilat do të kishin dhënë lumturi të madhe, si edhe momente të vështira, ku forca dhe kurajo jote më kanë munguar.

Kur u bëra baba dhe mora në krahë për herë të parë Geraldinën e vogël, ju pashë ty dhe mamin brenda zemrës sime! Sa do doja t’ju kisha pranë ato çaste! Ajo do ishte gëzimi juaj më i madh, është aq e dashur!

10 vite më parë të përcollëm në atë botë tjetër ku të gjithë takohemi një ditë, e unë lutem që së bashku me mamin të jeni në paqen e amshuar!

Babi, kur ti mbylle sytë e na fike shpirtin, ishin shqiptarët e tu ata që na dhanë ngushëllim, na mbushën me dashuri në ato ditë aq të dhimbshme.

Erdhën nga të gjitha trojet për të të përcjellë e nderuar ty, njeriun që besonin, Mbretin e tyre. Ti arrite të bashkosh shumë zemra, solle shpresë në kohë shumë të vështira, fitove respektin dhe besimin e shumë njerëzve.

Kur mbështetësit dhe dashamirësit e Familjes Mbretërore të kujtojnë ty, flasin për një burrë me karakter të fortë, me urtësi dhe vlerat më të vyera shqiptare. Do doja shumë të të ngjaj, të ngjall atë besim dhe shpresë, pasi më ke trashëguar shumë dashuri për këtë vend, i shtrenjti babai im! Hera e fundit kur ti pamë sytë e hapur e të përlotur ishte 28 nentori, ku kërkove flamurin në dritaren e dhomës së spitalit. Ai flamur që e deshe aq shumë!

Na mungon shumë, madje Elia emocionohet çdo herë që të kujtojmë, e të kujtojmë gjithmonë…

—————————————-

LEXO EDHE: LEKA ZOGU KËRKOI NUSE NË FAMILJEN MBRETËRORE AFGANE, E REFUZUAN- HISTORIA E RRALLË E TREGUAR NGA MBESA E PRINCESHËS

Nga Auron Tare

Zhurmës së ardhjes së afganëve në Shqipëri po i bashkohem edhe unë me një histori të padëgjuar më parë: Për brezin tonë të viteve ’80, lufta e afganëve me sovjetikët ndiqej me shumë kureshtje.

Zakonisht dëgjonim apo shikonim imazhe që vinin nga RAI i asaj kohe e vetmja portë informacioni që kishim. Me antenat gjysëm ilegale që ishin në tarracat e pallateve ndër të tjera kapnim edhe lajme që vinim nga ky vend malor i cili për çudi po i rezistonte fuqisë sovjetike.

Nuk dinim shumë, por emri i Muxhahedinëve na mbeti në mendje. Pamjet e tyre me mjekra dhe armë në sup ndiznin bisedat që mosha jonë bënte mbi rezistencën guerrile që një popull mund t’i bëjë një superfuqie…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU