“Prishtina Music Conference” rikthehet më 3 dhe 4 nëntor

Prishtina Music Conference (PMC) shpalosi temën e edicionit të tretë, rikthehet prapë më 3-4 nëntor.

Kjo është një ngjarje dyditore, që do të mbahet më 3 dhe 4 nëntor 2023 në Kino Armata në Prishtinë.

Kjo konferencë është një platformë edukative që ofron mundësi rrjetëzimi, promovimi dhe frymëzimi për artistët përmes shfaqjeve, diskutimeve në panel. Pastaj prezantimeve, ekspozitave, seminareve dhe masterklasave.

Këtë vit Konferenca do të ketë deri në 15 folës dhe do të përfshijë një sërë aktivitetesh, duke filluar nga paneldiskutimet, prezantimet, sesionet edukative, punëtoritë, një ekspozitë dhe koncerte.

Konferenca do të përmbyllet me after party-n zyrtar Rave Festival në natën finale.

PMC është veçanërisht e rëndësishme për Kosovën, e cila ka popullsinë më të re dhe të neglizhuar në Evropë, dhe është projektuar për të mbështetur dhe ushqyer rritjen e industrisë artistike globale.

Tema e edicionit të tretë Prishtina Music Conference (PMC) në vitin 2023 do të jetë “Përgjegjësia”. Kjo temë do të eksplorohet përmes një sërë programesh dhe aktivitetesh të konferencës duke përfshirë diskutime në panel, prezantime, ekspozita dhe shfaqje.

Disa nga pyetjet që mund të trajtohen si pjesë e temës së konferencës përfshijnë: “Si e përkufizojmë përgjegjësinë? Çfarë e shtyn atë? Çfarë e mbështet atë? Çfarë ndodh pa të?”

Konferenca do të shqyrtojë gjithashtu se si përgjegjësia lidhet me aspekte të ndryshme të industrisë muzikore, si vendimmarrja etike, qëndrueshmëria dhe ndikimi social.

Ndërkaq, Prishtina Music Conference do të mbahet në Kino Armata, një hapësirë publike në qendër të qytetit që zhvillon programe gjatë tërë vitit që promovojnë ngjarje kulturore alternative dhe dialogun social.

Kino Armata ka një histori të gjatë si qendër edukative dhe ekspresive për artistët në Prishtinë dhe ka një kapacitet për të akomoduar 300 pjesëmarrës.

Vendi përfshinë një skenë për shfaqje, ulëse për të pranishmit dhe pajisje audio-vizuale për prezantime dhe diskutime në panel. Gjithashtu ndodhet në një lokacion qendror dhe lehtësisht të aksesueshëm në qytet.

Shumë informata të tjera do shfaqen në ditët në vijim./zëri

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I FILMAVE “BANFF”, SËRISH NË PRISHTINË

BANFF Kosovo, festivali i filmit për sportet malore dhe aventurën në natyrë, vjen për të dytën herë në Prishtinë nga BANFF Centre Mountain Film Festival në Kanada.

Me një përzgjedhje filmash që kanë për qëllim të promovojnë sportet malore, aventurën në natyrë. Çiklizmin, çështjet mjedisore, fuqizimin e gruas në sportet malore. Si dhe sfidat njerëzore në ekspedita të rralla natyrore.

Edhe këtë vit, BANFF Kosovo shfaqë një program prej 16 filmash të shkurtër të ndarë në RED dhe BLUE Programme. Këta do të shfaqen përgjatë dy ditëve, me 5 dhe 6 tetor në kinematë Cineplexx Prishtina.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult