Projekti i restaurimit, si do duket godina monument e ish-Radio Tiranës

Vila trikatëshe në rrugën “Kont Urani” që shërbeu si godina e ish-Radio Tiranës do të restaurohet!

Pas kërcënimeve serioze që i kanoseshin nga rikonceptimi i zonës, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për restaurimin e këtij objekti, monument kulture i kategorisë II. Duke parandaluar kështu çdo përpjekje për shembjen e saj.

Rudina Papavasili nga Instituti i Trashëgimisë jep detaje nga projekti.

“Paraqitet në gjendje shumë të keqe, nuk ka dritare dhe çdo gjë është e degraduar meqë ka mbi 20 vite që nuk funksionon. Parashikon të gjitha ndërhyrjet për ta rikthyer në funksion objektin. Ruhen të gjithë elementet arkitektonikë, të fasadës dhe të brendshme. Shkallët, shtrimet dhe çdo element që ka pak interes arkitektonik do të ruhet”, tha ajo.

E ndërtuar midis viteve 1928-1930, ndërtesa e dikurshme e Radio Tiranës dhe më pas e Institutit të Kulturës Popullore, njëherësh, është një nga vilat e para moderne në qytet. E vënë në mbrojtje për vlera historike e arkitektonike, godina tashmë private, do të ruhet, por funksioni i saj nuk do të jetë muzeal.

“Godina do të funksionojë si zyra. Parashikohen të gjitha ndërhyrje restauruese. Dritaret, shtrimet dhe vendosja e një ashensori të ri për personat me aftësi ndryshe. Godina ka pasur disa funksione, është ndërtuar që në vitet 1930 dhe ka qenë banesë, më pas si Radio Tirana, radiostacioni i parë shqiptar në 1938 deri më 1965. Më vonë ka qenë instituti kombëtar i kulturës popullore” tha Papavasili.

Nga çatia te kapitelet, kangjellat dhe sistemi hidraulik e elektrik, godina e ish-radio Tiranës do të ruhet por tashmë duke pasur tjetër funksion. Me kujtesën e qytetit, atë, do ta lidhë fasada./BalkanWeb

ObserverKult


Lexo edhe:

BIRÇE HASKO KUJTON XHIRIMET NATËN TË FILMIT “RADIOSTACIONI”: RUAJTJA E GODINËS SË RADIO TIRANËS ËSHTË FISNIKËRI E KULTURË

Nga harresa e objektit monument kulure, te frika e shembjes. Gjendja e mjerueshme e godinës se ish-radio Tiranes ka nxitur reagimet e opinionit publik.

Godines trekatëshe pak dite me pare iu hoqen dyert e dritaret, çka rihapi debatin mbi shkatërrimin e kujtesës historike e objekteve monument ne kryeqytet. Për rendësin e saj për vendin dhe ate qe përfaqësonte, ne te dhe per te, do te xhirohej edhe filmi Radiostacioni. Aktori Birce Hasko, qe luajtin rrolin e Mete Aliu, tashme 78-vjeçar, kujton xhirimet e filmit.

“Ajo godinë ka histori që nuk duhet harruar. Respekti ndaj brezave është kulturë dhe fisnikëri. Kanë kaluar 40 vjet nga xhirimi i filmit me skenar të Ismail Kadaresë dhe regji të Rikard Ljarjes. Ajo godinë duhet restauruar dhe duhet bërë edhe më e bukur. Për fat aty u xhirua një film dhe e të tregohet historia”, thotë Birçe Hasko.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult