Pse e duam jetën? Ja çka thoshte Fridrih Niçe

fridrih niçe armiqtë

Filozofi gjerman, Fridrih Niçe, ka qenë një prej mendjeve më të ndritura që ka jetuar ndonjëherë. Idetë e tij filozofike transformuan botën e filozofisë, duke e ngritur në një nivel më lartë.

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie nga Fridrih Niçe:

“Individi duhet gjithmonë të luftoj për ta mbajtur veten të papushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë, ju shpesh do të jeni i vetmuar, dhe ndonjëherë edhe të frikësuar”.

“Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për ta paguar, për privilegjin e posedimit të vetes.”

“Ne e duam jetën jo sepse jemi mësuar të jetojmë, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.”

“Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më”.

Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme”.

Çfarë është djallëzi? Çfarëdo që del nga dobësia”.

“Kur të martoheni, bëjani vetes këtë pyetje: A beson se do të jesh në gjendje të bisedosh me partnerin tënd edhe në moshën e pleqërisë? Çdo gjë tjetër në martesë është kalimtare.”

ObserverKult


Lexo edhe:

KUR NIÇE JEPTE “KËSHILLA” PËR SHKRIMTARIN: JA ÇKA DUHET TË KENI PARASYSH

Çdo libër i mirë, kur shfaqet, ka shije të athët: ka mossuksesin e risisë.

Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij.

Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet.

Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU