Në shikim të parë, ato duken sikur helmeta me një furçë të ngjyrosur me lloj-lloj bojnash, por historia tyre në fakt ishte krejt ndryshe.
Kaçirubat shumëngjyrëshe përdoreshin për të treguar gradën e ushtarit, por në të vërtetë funksioni më i rëndësishëm i tyre ishte, efekti që ato shfaqnin kundrejt armikut në fushën e betejës.
Senati Romak ndante buxhet të posaçëm për prodhimin e uniformave.
Sipas shkrimtarit romak Vegetius, i cili jetoi në fund të vitit 300 të erës sonë, legjionarët mbanin përkrenare me pendë zogjsh, të cilat qëndiseshin në detaje me astar lëkure e cila ngjitej nga ana e përparme deri në anën e pasme.
Punimet përgatiteshin në detaje nga saraçët e Romës dhe të zonave përreth.
Përveç kësaj, kaçiruba kishte funksionin që t’i bënte ushtarët të dukeshin fizikisht më të mëdhenj dhe kështu të ishin më të rrezikshëm në betejë.
Historiani grek Polyb thotë se romakët vendosnin helmeta dhe nganjëherë me pendë më të gjata përballë – për t’i “dhënë atij një pamje që do t’i krijonte frikë armikut të tij”.
ObserverKult
Kliko edhe:
GJENDEN HELMETA ANTIKE NË RRËNOJAT E TEMPUJVE TË ITALISË JUGORE
Arkeologët në Italinë jugore zbuluan helmeta të lashta luftëtarësh dhe rrënojat e një muri me tulla të pikturuar. Zbulimi u bë në një vend që mund të ketë qenë një pararendës i një tempulli kushtuar perëndeshës Athina.
Ministri i Kulturës Dario Franceschini tha se mbetjet e gërmuara në zonën turistike të njohur Velia u gjetën në atë që kishte qenë një akropol i një prej qyteteve më të rëndësishme të Magna Graecia. Velia është 40 kilometra në juglindje të Paestum, një vend shumë i vizituar i tempujve të lashtë grekë.
Gërmimi i përfunduar së fundmi në Velia zbuloi një palë helmeta në gjendje të mirë. U gjetën edhe mbetjet e një ndërtese, vazo me mbishkrimin grek për “të shenjta” dhe fragmente metalike të atyre që mund të ishin armë, njoftoi Ministria e Kulturës e Italisë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
ARBEN DUKA: LAMTUMIRË E DASHUR…
S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,
se të kam dashur sa s’ka më,
po ti në mjegull më largohesh,
ndaj unë me dhimbje po të lë!
S’besoj se do lëndohesh sot,
ti ende s’di ç’është dashuria,
ndaj s’munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia!
Veç bukurisë së pakursyer,
natyra gjë s’të ka dhuruar,
një bukuri e parrëfyer,
u vyshke që pa lulëzuar!
Dhe pse e kam kaq të vështirë,
po të përzë nga zemra ime,
si yll nga larg-ndriçomë më mirë,
dhe më dil veç në ëndërrime!.
Pas meje do të vijnë të tjerë,
dhe do të puthin puthjen time,
dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,
do shkrihesh nëpër përqafime!
Prapë do të thuash: “Sa të dua,
o sa të dua s’e them dot!.”,
edhe njëlloj si dhe me mua,
fare më kot do derdhësh lot!.
Në sa krevate do të shtrihesh,
dhe do të hiqesh virgjëreshë,
kur e mendoj si do lëpihesh,
më vjen të qaj edhe të qesh!
Unë gjer tani isha i nxehur,
nuk e mohoj që prapë të dua,
sepse përjetë më ka dehur,
nektar’ i buzëve të tua!.
Unë vetë isha i lënduar,
dhe ndofta të lëndova shumë,
në ato vise ku ke shkuar,
asnjë nuk di të puthë si unë!.
Është e pamundur që të ndrijë,
për gjithë jetën dashuria,
një që pas meje do të vijë,
do puthi veç puthjet e mia!.
Megjithatë po të uroj:
“U bëfsh prapë yll e lëshofsh nure!”,
se dhe për mua-e besoj,
do çelë me gaz një tjetër lule!.
Në ndjenja akull na ka ngrirë,
gjithçka më tutje është kot,
ndaj Lamtumirë-veç Lamtumirë,
se Mirupafshim s’të them dot!.
Do shkojë kohë e mund të kthehesh,
po do të jetë shumë e vështirë,
mbase do duash të rrëfehesh,
por unë nuk jam një manastir!.
Shpëtuam paq nga ai lak,
shpëtove ti-shpëtova unë,
por s’të urrej-s’jam zemërak,
se s’të kam dashur dhe aq shumë!
Urrejtje s’ka-jo rastësisht,
se nuk ka ndodhur veç mes nesh,
një që s’ke dashur marrëzisht,
është e pamundur ta urresh!.
Në jetën time-o moj mike,
unë s’kam urryer asnjë femër,
këto dy forca vullkanike,
të njëjtin zjarr çlirojnë në zemër!
ObserverKult