Pse ia ke kthyer shpinën? Kthehu dhe përqafoje!

AQ PRANË DHE AQ VETËM?!…

Pse ia ke kthyer shpinën?
Kthehu dhe përqafoje! Përqafoje aq fort sa t’i heqësh frikën, t’ia ndjekësh fantazmat.
A e di se sa e tmerrshme është të flesh duke u ndjerë e pambrojtur? Të ndihesh se nuk je askush për atë?!

Nuk ka vetmi më të trishtë se ajo që ndjen kur je me dikë.
Kthehu dhe lëre ta mbështesë kokën në gjoksin tënd!
“Ding-dangu” i zemrës tënde i duket se thotë: Qetësohu, jam këtu me ty. Përqafoje, se ndihet që nuk është vetëm dhe fle rehat. Mos e hiq mendjen prej saj.

Se nesër kur të ngrihet do të të dhurojë buzëqeshjen më të bukur që ke parë ndonjëherë në jetën tënde dhe një “mirëmëngjes i dashur” që do të të ndryshojë humorin për gjithë ditën.

Kthehu dhe përqafoje, sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të biesh për të fjetur duke u ndjerë e rëndësishme dhe e dashur për dikë.
Çdo shpirt do të jepte gjithçka për të qenë përsëri i përqafuar nga i dashuri i tij… Dhe ta dish se, kur e ke në krahun tënd çdo natë, nuk ka fat më të mirë.

Bëje dhe ta dish se, po e përqafove, qoftë edhe disa orë, ajo do të ndjehet e shpëtuar, edhe sikur bota jashtë mund të përmbyset.
Përqafoje, sepse nuk ka mëngjes më të bukur sesa të zgjohet dhe të ndjehet e sigurt që zgjodhe atë dhe vetëm atë.

Bajram Karabolli


Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: ASGJË S’ËSHTË MË SIÇ QE DIKUR…