
Kur të pashë, sikur kishin shkuar njëqind vjet,
Asgjë s’është më siç qe dikur, në jetë,
Mbi çdo bukuri të rrallë, të përkohtë,
Koha, si nata, hedh terrin e vet.
Mbeta në mesrrugë, pa mundur ta ndal
Hapin tënd të brishtë si një dré i trembur,
Të shkuarën ta ktheja, endjet nëpër net,
Ëndrrat, iluzionet….dashurinë e humbur.
*Titulli i origjinalit: “Në mesrrugë”
(Shkëputur nga libri me poezi “Trup e shpirt” i Timo Fllokos)
ObserverKult

Lexo edhe:
KUR BRAKTIS ATË QË DO…, POEZI NGA TIMO FLLOKO
Poezi nga Timo Flloko
Ti po kthehesh përsëri tek unë,
me pendesë dhe trishtim pa fund…
Kam kohë që të pres…Sa shumë!
Përmes erës nëpër net, ti vjen,
nostalgji dhe dëshpërim më sjell…
Sa e huaj je tani… S’e ndjen?!
Ku ikën ëndrrat, ku?
Kë deshën sytë e tu, s’e di…!
Ne heshtim që të dy ,
na ndan një ftohtësi, tani.
Kur braktis atë që do,
vjen një çast, që e kupton,
se pa të, ti dot s’jeton!
Çfarë, më thuaj, vlen në botë,
kur je vetëm e ke ftohtë,
dhe një zemër s’e gjen dot?!
Ku mbetën pritjet, ku,
ku ndali hapi yt, s’e di?!
Një ndjenjë në fshehtësi,
jam skllavi yt, më thotë, tani.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult