Pse kolliteshin malësorët shqiptarë kur ecnin natën vetëm?

Foto ilustrim

Studiuesit, sidomos ata të angazhuar me përparësi në analizat krahasimore ndërmjet sistemeve kulturore, kanë vërejtur se në shumë kultura e kollitura e stimuluar përcjell kuptime simbolike të caktuara.

Umberto Eco ka shkruar se anëtarët e kulturave të ndryshme dallojnë disa lloje të ndryshme të kollës abuzive.

E kollitura e stimuluar është një model sjelljeje e institucionalizuar.

Kështu, shoqërinë shqiptare paramoderne, veçanërisht në krahinat fshatare, kur burrat rrugëtonin natën stimulonin të kolliturën herë pas here para se të kryqëzoheshin me burra të tjerë që ecnin në kah të kundërt. Po ashtu para se t’i afroheshin një burri ose një grupi burrash që ecnin më ngadalë në kahun e tyre, kur kalonin pranë shtëpive ose staneve të bagëtive të të tjerëve.

Të kollitura të tilla përcillnin mesazhin se burrat që i stimulonin nuk rrugëtonin natën për qëllime të liga dhe jo rrallë i identifikonin udhëtarët në terrin e natës.

Mjaft malësorë, sidomos ata më me emër në krahinë, kishin diçka të veçantë, vetidentifikuese në të kolliturën e tyre të stimuluar.

Edhe në ditët tona e kollitura përcjell simbolikisht mesazhe të caktuara, veçse shumë më rrallë në errësirën e natës.

Përgjithësisht burrat kolliten kur futen në një njësi shërbimi ose shitjeje, nëse personi që duhet të shërbejë aty nuk gjendet në banak, por në ndonjë kthinë ku nuk duhet.

Një e kollitur e tillë njëherazi dëshmon praninë e një klienti në mjediset e njësisë së shitjes ose të shërbimit dhe e thërret zanatçiun ose shitësin të vihet në rolin që duhet të kryejë.

Gjithashtu, ndër shqiptarët, njerëzit me autoritet kolliten enkas për t’i kumtuar një personi tjetër, përgjithësisht me status më të ulët, mesazhin se po flet ose po vepron gabim, se duhet të ndryshojë linjën e arsyetimit ose modelin e sjelljes. /Zyhdi Dervishi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/

ObserverKult  


Foto ilustrim

Lexo edhe:

VENDET NË RUGOVË QË SOT E ASAJ DITE KUSH S’GUXON M’I PREK

(Shkrel, Rugovë)

Për bregun e Mujit kam dig–jua si çoban, kur kam shkua me baritë.

N’Hajlën e Shkrelit gjinet sot Bregu i Mujit. Janë n’dy venda, dy gumure t’bashkueme me dhe edhe thonë se aty ka mshehë Muja pare at’hera.

Edhe deri sod askush s’guxo’ me i prekë me dorë.

Afër tyne, n’livadhin Lugje, gjinet ni vor i g-jatë katërmdhetë gjurmë e gjysë, për t’cilin thonë se âsht vorri i vllaut t’Mujit, Halilit, i vorrosun ktu.

Malsorët heret kanë ardhë prej Bregut ‘Matës, me hartë. E kanë lypë ku gjinet Qafa e Dasmorëve.

Jau kanë tregua Bogët (prej II Butit) edhe â shkua ai me ta, edhe aty kanë gjetë pare edhe dy shishe me ujë. Ati i kanë thënë:


-N’koftë se ti nuk flet, eja me ne; n’koftë se flet, nalu ktu!

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult