Vendet në Rugovë që sot e asaj dite kush s’guxon m’i prek me dorë

Foto ilustrim

(Shkrel, Rugovë)

Për bregun e Mujit kam dig–jua si çoban, kur kam shkua me baritë. N’Hajlën e Shkrelit gjinet sot Bregu i Mujit. Janë n’dy venda, dy gumure t’bashkueme me dhe edhe thonë se aty ka mshehë Muja pare at’hera. Edhe deri sod askush s’guxo’ me i prekë me dorë. Afër tyne, n’livadhin Lugje, gjinet ni vor i g-jatë katërmdhetë gjurmë e gjysë, për t’cilin thonë se âsht vorri i vllaut t’Mujit, Halilit, i vorrosun ktu.

Malsorët heret kanë ardhë prej Bregut ‘Matës, me hartë, edhe e kanë lypë ku gjinet Qafa e Dasmorëve. Jau kanë tregua Bogët (prej II Butit) edhe â shkua ai me ta, edhe aty kanë gjetë pare edhe dy shishe me ujë. Ati i kanë thënë:
-N’koftë se ti nuk flet, eja me ne; n’koftë se flet, nalu ktu!

Ai ka thënë:
-S’foli, – edhe â shkua me ta.
Kur janë shkua aty, kanë nisë me gropua. Ka dalë ni gja e zezë n’formë t’gjarpnit edhe iu ka avitë ati t’rugovsit prej Bogve, II Butit, e iu ka sillë rreth kamve edhe ai â’ dalë mêç. Edhe ata janë dredhë mas e kanë shkua opet për Breg t’Matës.

*Titulli i origjinalit: “Bregu i Mujit”

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë I”

Përgatiti: ObserverKult

———————————————–

LEXO EDHE: Legjenda e Liqenit të Plavës: Krejt shka â kanë sheher, toka e ka lshue krejt…

(Nivokaz, Reka e Keqe)

Plava â’ kanë sheher aty kah âsht sot Ikêni.
Ish kanë shkue ni musafirë tu njani, nifarë si fukarê, jabanxhi.
Shkon e i thotë t’zotit t’shpisë:
-A po m’len sonte mrêna?
-Hajde byrëm!- edhe e shtjen mrêna.
Ati konakxhisë iu paska pasë mushë mênja qi ka dishka pare ai musafiri. Me e mytë mrêna e me ja marrë, s’mujti. Ai musafiri edhe, at çantën qi e kish, e shtini nër krye.
Natjet shka bani i zoti i shpisë? 

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU