Pse ky qytet shqiptar krahasohej me Mekën dikur?

Sipas Arkivit Shtetëror, Elbasani krahasohej me Mekën dikur e kjo për faktin e xhamive të shumta.

Arkivi sjell një postim në rrjetet sociale si kujtesë, Xhaminë e Agajit.

“A e dini se Elbasani dikur cilësohej si një qytet i ngjashëm me Mekën?

Në fund të shekullit XVI në Elbasan numëroheshin jo pak por 46 xhami. Xhamitë ishin nga më të bukurat e kohës së atëhershme.

Xhamitë e trashëguara në Elbasan janë dy llojesh. Faltore të vogla të ndërtuara me tavan e çati druri, që përbëjnë numrin më të madh të xhamive dhe xhamitë sulltanore. Këto të fundit janë me kupolë, me vlera arkitekturore.

Kjo skicë që arkivi publikon sot i përket Xhamisë së Agajit të Elbasanit”./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

KISHA E NËNDHESHME E ELBASANIT, VENDI QË FSHEH SHUMË “SEKRETE”

Nga dhomat e shtëpisë, zbret në një kishë katakomb deri më tani, unike në Shqipëri. Është vetëm disa metra katrorë dhe mbart vlera historike, fetare dhe kulturore.

Kisha e vjetër gjendet brenda lagjes “Kala” në Elbasan. Nën themelet e banesës ku është rritur edhe prifti 20-vjeçar, Nikolla Xhufka, i cili, vendosi ta zbulojë për të gjithë.

“Ndihemi familjarisht të bekuar nga Zoti që kemi mundësi që t’i drejtojmë lutjet tona Zotit në këtë kishë”, tha kohë më parë, prifti Nikolla Xhufka.

Kisha me emrin e Shën Kozmait, sipas tij, ka funksionuar në shekuj për besimtarët edhe në kohë luftrash, pushtimesh e diktaturash.

“Vlerat historike që kjo Kishë ka, e para është lipsani i Shën Jovan Vladimirit, që është një vlerë shpirtërore e jashtëzakonshme. Një vlerë tjetër e shtuar, është që kjo kishë është ndërtuar sipër murit të kalasë. Këtë gjë nuk besoj se e ka hasur ndokush”, pohoi prifti Nikolla Xhufka.

Gjithçka ka mbetur ashtu siç ka qenë ndër breza, thotë prifti që është gati ta hapë edhe për turistët, kishën e vogël nën dhe.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult