Pse njerëzit nuk buzëqeshnin kurrë në fotot e realizuara shumë vjet më parë?

Nëse keni parë ndonjëherë një foto të vjetër, mund të keni vënë re se askush nuk duket se është duke buzëqeshur.

A keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo?

Kohët ishin të vështira atëherë dhe nuk kishte shumë arsye për të buzëqeshur. Një përdorues i rrjeteve sociale shpjegon disa arsye në videon e tij.

Në fillim, njerëzit nuk i pëlqenin fotot sepse shumica kishin frikë prej tyre, siç thotë ai. Ishte një teknologji e re që njerëzit nuk e kuptonin.

Gjithashtu standardet e bukurisë ishin të ndryshme në atë kohë. Për më tepër, dhe higjiena orale nuk ishte ajo që është sot.

Shumica e njerëzve në atë kohë kishin dhëmbë të prishur. Së fundi, një arsye tjetër e thjeshtë ishte se për një foto duhej shumë kohë, disa minuta.

Kjo do të thotë se mbajtja e fytyrës në një pozicion të caktuar për aq kohë ishte jashtëzakonisht e lodhshme./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

FOTOGRAFIA MË E NJOHUR NË BOTË, JA KU ËSHTË KY LOKACION

Fotoja e shkrepur në vitin 1996 nga Charles O’Rear është një ndër më të shikuarat në botën dixhitale.

Ajo u ble nga Bill Gates dhe u përdor si foto ikonë e Windows XP-së.

Nuk dihet ende se sa ka paguar Gates për këtë foto, por ajo që dihet është se është shkrepur në distriktin Sonoma të Kalifornisë në SHBA.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


VLORA E VITIT 1914, FOTOGRAFIA E BËRË NGA EDITH DURHAM: JA ÇKA SHKRUAN PËR TË

Mbretëresha e maleve” nderohet ende nga shqiptarët. Edith Durham, e famshme për shkrimet e saj antropologjike rreth jetës në trojet shqiptare, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX, mes shumë studimesh e fotografish realizuar nëpër Shqipëri, në qytetin bregdetar të jugut ka shkrepur këtë moment:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult