Pse shumë njerëz e urrejnë natën e Vitit të Ri?

Urrejtja e natës së Vitit të Ri është një ndjenjë më e zakonshme nga sa mendoni. Kjo është arsyeja pse shumë e konsiderojnë atë si torturë. Grazia.it ka përzgjedhur 5 arsye pse ndodh kjo.

1. Duhet të argëtohemi

Në natën e Vitit të Ri duhet të jemi të lumtur, të argëtohemi, të jemi me miqtë, të shkojmë diku të kalojmë këndshëm dhe të dokumentojmë të gjithë lumturinë tonë me foto dhe video, të cilat padyshim, në momentin e mesnatës duhet t’i postojmë në mediat sociale. Është e pamundur të mos ndjesh detyrimin për të qenë tepër i lumtur.

2. “Çfarë po bën natën e Vitit të Ri?”

Një pyetje më e keqe se makthet më të këqija. Nëse edhe ju e urreni, kjo ndodh sepse futeni në kategorinë e njerëzve që rezistojnë ta kenë deri më 30 dhjetor, kur thjesht e gjeni veten të detyruar nga rregullat e bashkëjetesës civile.

Zakonisht, ata që e bëjnë këtë pyetje janë të shqetësuar nga pamjaftueshmëria e tyre sociale dhe përpiqen ta rregullojnë atë.

3. Nuk ka dhurata

Nata e Vitit të Ri nuk është si Krishtlindjet. Në natën e Vitit të Ri nuk ka dhurata. A mund të konsiderohet vërtet një festë e tillë nëse nuk ka pako dhe surpriza për të hapur?

4. Darka

Pas një jave të tërë në të cilën nuk bëjmë gjë tjetër veçse ngopemi me gjëra për të ngrënë, ideja e darkës në mbrëmjen e Vitit të ri na shkatërron.

5. Qëllimet e mira

Ja ku janë, arrijnë në kohë edhe më shumë se sa një orë zvicerane, na shikojnë me një fytyrë qortuese thuajse sikur të thonë “Ju lutem mbani mend, ky vit është i duhuri. Duhet të jetë i duhuri”.

Dhe në fund ne e gjejmë veten gjithmonë me të njëjtat qëllime të mira që kishim planifikuar një vit më parë, të cilat supozohej të realizoheshin në vitin e kaluar dhe që i kishim premtuar tre vjet më parë./ a2news.com

ObserverKult


herman çuka: puthmë

Lexo edhe:

HERMAN ÇUKA: I DASHURI IM…

Poezi nga Herman Çuka

“përballë dritares time,
është një bar,
ku mbrëmjeve këndohet
e kërcehet
herë xhaz e herë blues
dhe herë rock
një bar
me emrin Cassiopea”

netëve mbyll sytë, ndjej
tingujt,
vij tek ti ëndërrimtari
im i bukur si zjarri,
në atë vjeshtë të purpurt
kur numëronim yjet,
dhe ti më tregoje legjendat e tyre

“më ke çmendur vetminë,
të dalë në dritare”
të rrëshqiti,duke më puthur
nuk e di seç ishte, ajo natë e dehur,
apo ti që në ndarje,
më dhe emrin Cassiopea!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult