Kënga “Pse ti lule rrin’ e mshehun” interpretuar nga Bik Ndoja
Pse ti lule rrin e mshehun
E s’prekesh me dorë?
Vetëm dimnit del e veshun
Bardh-o porsi borë,
Hajde bardh-o porsi borë.
Unë jam lule dimnore
Porsi nji pranverë.
Mundesh djalë me m’kapë në dorë
Porse nuk kam erë, aman,
Porse nuk kam erë.
Ti pse thirresh lule topçe
Edhe erë nuk ke?
Shifesh rrallë ndër bahçe e kopshte
Por e bukur je, hajde,
Por e bukur je.
Unë jam nji lule e rrallë
Qi shpesh s’ju rri në dorë.
Porse jam unë për beqarë
O m’thonë luleborë,
Aman, më thonë lule borë.
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
10 VJET NGA VDEKJA, I VËLLAI KUJTON AMANETIN E FUNDIT TË VAÇE ZELËS