10 vjet nga vdekja, i vëllai kujton amanetin e fundit të Vaçe Zelës

U mbushën 10 vite nga ndarja nga jeta e këngëtares së mirënjohur shqiptare Vaçe Zela. Për të kujtuar një nga ikonat e muzikës shqiptare, ka folur vëllai i saj Hysni Zela.

Zela tregoi edhe amanetin e fundit të së motrës e cila kishte kërkuar që të prehet në Shqipëri, edhe pse mbylli sytë përgjithmonë në Zvicër.

“Duhet të ishit ju atje që të ma besonit mua suksesin e asaj. Sukses i jashtëzakonshëm. Aty ku fillonte dhe këndonte ajo, aty fillonte arti shqiptar.

Ajo ndërroi jetë në Zvicër dhe ishte dëshira për ta kthyer këtu. Të më dërgoni në Shqipëri, të më kaloni nga Kosova. Atje gjithë publiku dhe populli kosovar i bënë një pritje të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Zela theksoi se e motra kishte mbështetur gjithmonë artistët e rinj ndërsa ndau edhe disa nga këshillat që i kishte dhënë gjithmonë para se të dilte në skenë.

“Ajo ishte jashtë mase tolerante. Ishte një njeri që ndihmonte shumë edhe këngëtarët e tjerë.

Gjithmonë shkonte me mendimin se do të dalin edhe artistë të tjerë. Ajo fliste me një kënaqësi për zërat e rinj dhe brezat që do të vijnë.

Këshillat m’ i thoshte gjithmonë kur të dilja në skenë. Më thoshte kur të dalësh para publikut do i thuash vetes unë isha më i miri.

Ajo drejtonte qoftë edhe në shtëpinë tonë, ne e prisnim si “ujët e pakët”. Një grua e zgjuar.

Na solli të gjithëve në Tiranë. Ai që është artist në të gjitha kohërat bën art. Për Shqipërinë i dilte shpirti, dhe për Lushnjen dhe të gjitha.

Sa herë që hynte në biseda ajo do përmendte Shqipërinë. E kaloi pjesën më të madhe të jetës me suksese. Ishte njeri që nuk mund të rrinte pa duartrokitje. Hynte në skenë si uragan”, u shpreh Zela./ aktorëtshqiptarë.com

ObserverKult


Edmon Tupja biri im oh një grua

Lexo edhe:

POEZI E EDMOND TUPJES KUSHTUAR TË BIRIT ME AUTIZËM: MË FAL GESI IM I ÇMUAR…

Poezi nga Edmond Tupja

Më fal Gesi im i çmuar
Që mjerisht s’arrita dot,
Pas ëndrrës sime të praruar.
Të të ndërtoja krejt të plotë.

Kë të padis për fatin tënd?
Njerkën Gjenetikë që gjemb
Më futi thellë në jetën e rëndë
Dhe që për ty egër më tremb?

Mos vallë fajin e ka Çernobili
Që ndodhi vitin kur u ngjize ti
Dhe të molepsi me rreze, Katili,
Dhe të pengoi të lulëzoje në liri?

Apo të mallkoj këtë apo atë vaksinë
Që gjakun ta ndoti me zhivë të pabesë
Dhe ta helmoi tinëzisht fëmijërinë
Që unë natë e ditë shpirtshqyer të vdes?

Mos vallë fajtor duhet bërë gluteni
I bukës apo proteina RAB39B,
Që mendohet se qenkan terreni
Ku autizmi yt ankth e makth m’u bë?

Kë të godas e të gozhdoj çmendurisht,
Shtypshkronjën 8 Nëntori ku shkrihej plumb
apo uzinën Enver me gazrat e fonderisë,
Që shpresat për ty m’i bënë shkrumb?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult