Publikohet kënga e Anna Gjebreas, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (Video)

Është publikuar videoklipi i këngës së Anna Gjebreas, vajzës së kantautorit dhe prezantuesit Ardit Gjebreas, e cila do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës për Fëmijë.

Kënga me titull “Stand by you”, është pëlqyer shumë dhe përcjell një mesazh të fuqishëm në luftën ndaj bullizimit.

Anna Gjebrea është shpallur fituese e Festivalit të Fëmijëve në RTSH.

Në lidhje me këtë arritje të së bijës ka reaguar dhe vetë moderatori Gjebrea, i cili pak ditë më parë ka shpërndarë në Instagram një postim të Anës, e cila shihet teksa mban çmimin fitues të festivalit në dorë dhe ku thekson se do përpiqet të japë më të mirën në kompeticionin europian, transmeton ‘panorama.com.al’.

“Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë se çfarë ndjeva kur emri im u shpall fitues i Junior Fest në Shqipëri sonte. Unë jam me të vërtetë e lumtur që do të përfaqësoj vendin tim në Junior Eurovision Song Contest 2021 dhe do të bëj çmos! Faleminderit Zotit! Faleminderit RTSH për këtë mundësi”, shkruan ajo.

LEXO EDHE: ARDIT GJEBREA: SA HERË MË BRAKTISE, UNË TË KËRKOJA TY… (TEKSTI DHE KËNGA)

Ti më bën të vuaj, më bën të çmendem,
Ti me mua luan, me veten tënde.
Dhe më kot u deha të të harroja,
Sa herë më braktise, unë të kërkoja ty…

Nëpër net i lodhur dhe i pafjetur,
Vetëm ty të falem, për ty jam tretur,
Kur të gjithë më flisnin të të largoja,
Unë më shumë të ndjeja, më shumë të doja ty.

Jo ti më kot lëndohesh
Se unë ty të dua.

Se zili na kanë të tjerët
Ti je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua.
Kur shpirti do edhe vuan
Si ty në jetë skam dashuruar.

Jo ti më kot lëndohesh
Se unë ty të dua.

Se zili na kanë të tjerët
Ti je vetëm, ti je vetëm, ti je vetëm ti për mua.
Si ty në botë
S’kam dashuruar.

Edhe sikur ti të shkosh në fund të botës
Të më lësh, të më harrosh, si tani
Nuk do vdes pa të gjetë
Se të kam shpirt.

Se unë vetëm ty të kam, s’kam asnjë tjetër
Je për mua, jam për ty … përgjithnjë
Nuk të lë të më braktisësh
Se të kam shpirt.

Ti bën të endem si nëpër ëndërr
Të jem larg dhe afër në jetën tënde
Ta dua frymëmarrjen, kur fle e zgjohesh
Por, më humb shikimi, kur më largohesh.