Publikohet lista e plotë, ja kush ishin fituesit në ‘ACM Awards 2021’

Është publikuar lista e plotë e fituesve në “Academy of Country Music Awards 2021”.

Duke qenë një garë në konkurrencë me emrat më të njohur ndërkombëtarisht, ishte një ngjarje që zgjoj emocione të mëdha, transmeton Indeksonline.

Për shkak të pandemisë, aty kishte edhe rregulla strikte të cilat u përfillen nga pjesëmarrësit.

Javën e kaluar u shpallën dy fitues, Gabby Barrett dhe Jimmie Allen, të cilët fituan për ‘artistin më të mirë’ dhe artisten më të mirë femër’.

Më poshtë keni listën e emrave fitues.

“Argëtuesi i vitit” – Luke Bryan
“Artistja femër e vitit” – Maren Morris
“Artisti mashkull i vitit” – Thomas Rhett
“Dyshja më e mirë e vitit” – Dan+Shay
“Grupi i vitit” – Old Dominion
“Artistja e re femër e vitit” – Gabby Barrett
“Artisti i ri mashkull i vitit” – Jimmie Allen
“Albumi i vitit” – “Starting Over” i Chris Stapleton
“Kënga solo e vitit” – “I Hope You’re Happy Now” nga Carly Pearce dhe Lee Brice
“Kënga e vitit” – “The Bones” nga Maren Morris
“Videoja muzikore e vitit” – “Worldwide Beautiful” nga Kane Brown
“Ngjarja muzikore e vitit” – “I Hope You’re Happy Now” nga Carly Pearce dhe Lee Brice.

LEXO EDHE: Shpallen fituesit, imazhet mahnitëse të ‘Sony World Photography Awards’