Publikohet lista: Këta janë pesë finalistët për Çmimin “Lumo Skëndo”

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit (QKLL) ka bërë publike së fundmi listën me pesë finalistët që kandidojnë për Çmimin “Lumo Skëndo”.

Pesë finalistët janë Ilir Ikonomi me veprën “Fan Noli-Apostulli”, botuar nga UET Press; Thomas Frashëri me “Frashëri i shquar, i panjohur” botuar nga “Onufri”; Ardit Bido me “Beteja për 20 përqindëshin”, botuar nga Dudaj; Natasha Lako me librin “Njeriu si një tjetër”, botuar nga UET Press; Blendi Fevziu me “Takimet e mia me…” me botues UET Press.

Çmimi “Lumo Skëndo” i jepet veprës më të mirë në eseistikë dhe publicistikën shqiptare të një viti. Në këtë përzgjedhje vlerësohen autorët më të mirë në gjinitë e publicistikës, eseistikës dhe studimore, duke sjellë në vëmendjen e publikut emrin e një figure të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri.

ObserverKult  


Lexo edhe:

MIGJENI: O GRUE, QË T’NDESHA NË DITËN E FATKOBIT TEM…

O grue, që të ndesha në ditën e fatkobit tem,
Kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unë jam fli
të një ndjesi si ti.
O grue, q’u ndeshm ditën e fatkobit tonë
zemër për zemër edhe ball për ball
e ndjesitë n’u shprehën me mall
më një vall: sa hall…
Dhe kështu në rrugë të madhe e shitmë
zemrën tonë
njerzve që vetëm një të përqeshun dhanë për të
e shkuen të kënaqun e tu’u gëzue – pse
panë mshefsinat intime të kësaj jetesës sonë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


rumi poezi per observerkult

XHELALUDIN RUMI: KURRË NUK E BRAKTISËM NJËRI-TJETRIN…

Poezi nga Xhelaludin Rumi

Ti më verbon, e unë largohem duke u bërë copë e çikë nga
zemërimi
për t’u hapur jashtë në brendësi të ajrit, shkëlqim
i rrumbullakët, pikë qiriri
krejt arsye, krejt dashuri.

Kjo hare trullosëse, bëma jote,
kjo dhimbje koke pas të pirës, gjembi yt i ëmbël.

Kthehesh për të më parë, kthehem edhe unë.
Këtë nuk po e them saktë.

Jam një i krisur i burgosur, që zë gra shpirti.
Jam Solomoni.

Çfarë shkon, kthehet. Kthehu.
Kurrë nuk e braktisëm njëri-tjetrin.

Mosbesimtari e fsheh mosbesimin,
por unë do ta tregoj sekretin.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult