Migjeni: O grue, që t’ndesha në ditën e fatkobit tem…

migjeni


O grue, që të ndesha në ditën e fatkobit tem,
Kur prirja njellte e syt shikojshin zi
e ndjejshe veten se dhe unë jam fli
të një ndjesi si ti.
O grue, q’u ndeshm ditën e fatkobit tonë
zemër për zemër edhe ball për ball
e ndjesitë n’u shprehën me mall
më një vall: sa hall…
Dhe kështu në rrugë të madhe e shitmë
zemrën tonë
njerzve që vetëm një të përqeshun dhanë për të
e shkuen të kënaqun e tu’u gëzue – pse
panë mshefsinat intime të kësaj jetesës sonë.
E na, dhe një dhimbë të sinqertë tue ndijë,
vuejshin me zemër të ndrydhun si dy fëmijë
të humbun ndër vise të hueja natën vonë,
o grue, q’u ndeshme në ditën e fatkobit tonë!

ObserverKult

———————————-

Lexo edhe:

“Këtë e kam shkrue për gruen tande”, e vërteta që fshihet pas këngës “Ky marak”

Muza që ka inspiruar një prej këngëve më të bukura të dashurisë (“Ky marak” nga Pjetër Gaci), ishte një prej grave më të bukura shkodrane, në vitet ’70 të shekullit të kaluar.

Por, kjo “dashuri” që ngjan me “Elegjinë e Marienbadit” të Gëtes – “vlerë e lartë njerëzore dhe aspak të përlyer prej banaliteteve të përditshme” – shpërfaq kulturën dhe humanizmin shqiptar që po tretet.

Pjetër Gaci veç e ka parë muzën në rrugë (“Kur kalon rrugës me naze/ si lule zambak/ ndalu pak e hidhma synin/ se kam zanë marak”), ndërsa nuk e ka publikuar këngën pa e marrë lejen e burrit të muzës (me të cilin po ashtu nuk ka ndenjur kurrë).

Për ta kuptuar këtë ndjesi dhe historinë prapa këngës, lexojeni një pjesë të rrëfimit profesorit, dramaturgut dhe shkrimtarit Stefan Çapaliku, DUKE KLIKUAR KETU