Publikohet pulla postare kushtuar aktorit të ndjerë, Luran Ahmetit

Posta e Maqedonisë së Veriut edhe në mënyrë solemne ka publikuar pullën postare me figurën e aktorit të dëshmuar në skenën shqiptare dhe të huaj, Luran Ahmeti.

Me këtë pullë postare synohet të përjetësohet vepra e Ahmetit, i cili u nda nga jeta nga sëmundja e Covid-19 në kulmin e karrierës së tij.

Ahmeti la pas vetes bijën, bashkëshorten, një motër dhe prindërit dhe një karrierë të bujshme artistike.

Ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione filmike. Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin më të suksesshëm në kinematografinë turke “Lugina e ujqërve”.

Tanimë Ahmeti mbetet i dokumentuar edhe në kujtesën kolektive…/medial.mk

ObserverKult


Lexo edhe:

FJALËT E FUNDIT QË LURAN AHMETI IA THA MIKUT TË TIJ

Aktori i njohur, Luran Ahmeti ka vdekur dje pas infektimit me COVID-19.

Miku i tij, Liridon Hetemi e ka kujtuar Ahmetin përmes një bisede të fundit. Që kishte zhvilluar me të para disa ditësh.

“Rregulloma bre qitë telefon te shikoj futboll se me ka ra ky covid e spo rrihet spital! Fjalet e fundit të Luran Ahmeti do vi kosove edhe do takohemi shum shpejt per caffe. Nuk dashti Allahu shok mu taku por ti do jesh gjithmon ne Zemrat tona .Ngushllime familjes”, ka shkruar Hetemi në Facebook.

Aktori i njohur Luran Ahmeti 45-vjeçar ishte i shtrirë për një kohë në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


SHKRIMTARI KUJTON BIRIN E NDJERË, AKTORIN LURAN AHMETI: TI ISHE YLLI I DRITËS SONË!

Njëzet e një muaj pa djalin tonë të mirë, pa Luranin tonë
VAZHDOJMË TË JETOJMË ME BUKURINË ME TË CILËN PRANIA JOTE NA E STOLISTE JETËN

Nga Xhabir Ahmeti


Kaluan njëzet e një muaj pa Ty biri imi, Lurani im. Për njëzet e një muaj çdo ditë duket e lodhur, krejt ajo që kemi ngritur bashkë, themele e oxhak, tash duken si dritare e thyer. E në copëzat e qelqit lëvaren pikat e lotëve tona, ndërsa nga brendësi e shtëpisë dëgjohen pareshtur vajet e Nënës, si ato të Ajkunës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult