Publikohet tragjedia e panjohur dhe dorëshkrimet e Branko Merxhanit

Biblioteka Kombëtare në Shqipëri ka çelur një ekspozitë kushtuar figurës së Branko Merxhanit i lindur në Nish dhe i ndarë nga jeta në Stamboll. Ndonëse jetoi në Shqipëri për vetëm 16 vite, ekspozita rreket të parashtrojë udhëtimin e tij si botues i revistës “Përpjekja shqiptare” dhe ideator i neoshqiptarizmës.

Pirro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, tha se “Ishte vetë propaganda e regjimit komunist ndryshe nga ç’anatemonte shumë figura të tjera. Për Branko Merxhanin kryesisht heshtte, dhe ishte ndoshta mënyra më e mirë për t’ia shlyer emrin”.

“Kjo ekspozitë, mundohet të sjellë rrugëtimin e tij dhe pjesën më të madhe të shkrimeve të tij. Plus disa materiale arkivore të panjohura më parë si edhe dorëshkrimin e një drame të papërfunduar. Që e shkroi në Turqi, ‘Tragjedia shqiptare’ për të cilin falenderojmë studiuesin Aurel Plasari që na e vuri në dispozicion”, tha ai.

Nga shkrimi i njohur ‘Pse unë nuk jam marksist’ që do ta çonte në përplasje me komunistët e parë shqiptarë. Te përplasja me ‘Hyllin e Dritës’ dhe qeverinë fashiste, ekspozita shpërfaq dritëhijet e një figure me ndikim në qarqet kulturore të viteve 1930.

I ikur nga vendi për të udhëtuar drejt Greqisë e mandej Turqisë, ai nuk i kthye më kurrë në atdhe. Shqipëria që ai njohu rrekej të ikte nga mesjeta në kohë moderne.

“Mjaft të rëndësishme janë polemikat e tij me klerin katolik për koncepte bazë si kultura e raca. Me Bota sot të Korçës që ishte krahu i majtë ekstrem dhe me kulturën islame me komunitetin mysliman një ankesë e të cilit që bëri që revista të mbyllej për 4 muaj”.

Për Mishën disa prej çështjeve të shtruara nga Merxhani, janë aktuale, edhe sot pas 100 vitesh.

(BalkanWeb)

LEXO EDHE: BRANKO MERXHANI: PSE NUK JAM MARKSIST?

Filozofia marksiste nuk lë asnjë çështje pa e futur nën klishenë e saj të përgjithësimit. Kërkon që disa formula ndërkombëtare, që paska shpikur. Të zbatohen njëlloj në tërë ngjarjet dhe çështjet. Studime krahasore ekonomike dhe përfundime të gjurmimeve të bëra. Mbi zbatimin e Teorisë së Analogjisë kanë mposhtur gjithë këto “zgjidhje shpëtimtare” të marksizmit. Si kërpudha të dobëta dhe të ushqyera mangët të arës ideologjike të njerëzimit…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU