Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet Albi Lushi, poet.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Lumturia e përkryer nuk ekziston. Lumturia është arritje e qëllimit. Sa më e vështirë arritja, aq më e madhe lumturia.
Cila është frika juaj më e madhe?
Frika ime më e madhe është të mos kem mundësi të dashuroj dhe të mos ndjehem i dashuruar.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Familja ime. Ata që më dhanë jetën.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Do kisha dashur të identifikohesha si një Albi Lushi që mund të ketë jetuar kohë më parë ose një Albi Lushi që do të jetojë pas meje.
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Tipari im që nuk pëlqej tek vetja Idealizmi.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Tek të tjeret? Steriotipizmin.
Në cilat gjëra e teproni?
Duke u munduar të bind të pabindurit.
Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Do gënjeja vetëm në rast se e kundërta do sillte shumë më shumë fatkeqsi se e vërteta.
Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Rrugëtimi im i preferuar është drejt së panjohurës.
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
“Jeta është e bukur”.
Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Më së tepërmi pendohem për gjërat që nuk bëj.
Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Dashuria ime më e madhe Dita që Lind.
Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Mendja ime është gjithnjë në kërkim dhe një mendje aktive është gjithmonë e shëndetshme.
Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Duhet të jem më këmbëngulës.
Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Arritja ime më e madhe është të qenurit NJERI.
Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Nëse do duhej të ktheja kohën, atëherë do mbushja me dashuri çdo gjë që kam lënë bosh.
Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Nëse do kthehesha do doja të isha OKSIGJEN.
Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Gjëja më e shenjtë që posedoj është e Vërteta.
Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Mjerimi më i madh është kur njeriu nuk mëson në gabimet e tij.
Ku do të dëshironit të jetonit?
Nuk kam atdhe rezervë.
Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Tek një mashkull vlerësoj BURRËRINË.
Çfarë vlerësoni tek një femër?
Tek një femër vlerësoj KLASIN.
Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Viktor Hygo.
Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Heronjtë e mi janë ata që jetës i japin jetë.
Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Nuk mund të ketë talent më sipëror se sa ai i të lindurit POET.
Si do të dëshironit të vdisnit?
Do doja të vdisja i buzëqeshur.
Cila është motoja juaj?
“Mundohu që çdo ditë të tejkalosh vetveten ” F.Niçe./ Gazeta Observer