Pyetësori i Prustit/Odise Kote: Puno e jeto sikur sot do të jetë dita e fundit!

Pyetësorit të Prustit në ObserverKult i përgjigjet shkrimtari Odise Kote

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?

-Nuk ka lumturi të përkryer.

Cila është frika juaj më e madhe?

-Vetmia dhe harrimi.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?

-Admiroja nënën, tani kujtimin e saj.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?

-Fan Noli.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?

-Padurimi.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?

-Mosmirënjohja.

Në cilat gjëra e teproni?

-Qëndrimin në tryezën e punës.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?

-Gënjeshtër e bardhë për zgjidhjen e një situate konflikti.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?

-Besoj në breg të detit.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?

-Dëshiroj që kjo …

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?

-Koha e humbur pa asnjë qëllim e projekt.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?

Familja.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?

-E shëndetshme.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?

-Kujdesi për shëndetin.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?

-Rritjen e dy fëmijëve të shkolluar më së miri dhe arritjet në gazetari e letërsi.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?

-Jo shumë gjëra, por për shkollimin do të kujdesesha më tepër.

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?

-Engjëll mbrojtës për familjen time.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?

-Vitet që më kanë mbetur.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?

-Kohën e humbur kot, pa bërë asgjë.

Ku do të dëshironit të jetonit?

-Në një shtëpi anës detit.

Cila është cilësia juaj më e veçantë?

-Durimi dhe urtia.

Çfarë vlerësoni tek një burrë?

-Qëndrueshmërinë.

Çfarë vlerësoni tek një grua?

-Zemrën.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?

-Juan Rulfo.

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?

-Njerëzit që me djersën e ndershme të ballit përballojnë jetën në një botë të egër.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?

-Të muzikantit.

Si do të dëshironit të vdisnit?

-Në paqe me punët e dëshirat e mia.

Cila është motoja juaj?

-Puno e jeto sikur sot do të jetë dita e fundit.

ObserverKult

—————————–

Lexo edhe:

PYETËSORI I PRUSTIT/SAMI MILLOSHI: JAM PENG I PËRMBUSHJES SË DETYRËS…


PYETËSORI I PRUSTIT/ HERMAN ÇUKA: NGA NJERIU MUND TË PRESËSH GJITHÇKA, DHE TË PAIMAGJINUESHMEN…

PYETËSORI I PRUSTIT/ ZIJA VUKAJ: PUNA PA NDA, NDËRTON KALA