Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet gazetari dhe poeti Shaqir Foniqi.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Seç e lexova diku, pikërisht kështu:’Mos u frigoni nga lumturia, sepse nuk ekziston”, ose ekziston vetëm kur jemi të dekoncentrur, sepse pesimisti realist, sikur mëtonte të thoshte se në këtë botë kemi ardhur për të vdekur e jo për të jetuar! Ç’është e vërteta, sado që tingëllon dëshpëruese, ka një tis vërtetësie. Por, unë them se jeta është një çast lumturie, atëherë t’i bashkojmë çastet dhe ta bëjmë tërë jetën të lumtur, nëse kjo është e mundur. Më pëlqen thënia e Shekspirit,’para së të vdesës-jeto’! Por,më ka lënë përshtypje edhe thëni e Kadaresë,’sa më shumë njerëz që dijnë për lumturinë tënde, aq më shkurt do të zgjasë ajo”,sepse menezitë, do të mundohen për ta prishur!…Por,ëndrra për lumturinë, është më e foftë, se sa vetë lumturia.
Cila është frika juaj më e madhe?
Frika ime më e madhe është të mos kesh frikë, sepse njeriu është qenie që shpesh, duke mos patur frikë, di edhe me u koritë. Lum ai që e përballon frikën, në kuptimin njerëzor, sepse edhe frika, edhe trimëria janë kategori njerëzore. Mua me pëlqejnë trimat e urtë!
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Pa asnjë dyshim Ismail Kadaren i cili konsideroj se është shqiptari më i mençur i gjallë! Ai është fitues moral i çmimit ‘Nobel’.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Ka shumë përsonalitete,por do ta veçoja Linkolnin, i cili ishte burrështetas me shpirt artisti. Merrne me mend është vrarë në teatër!
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Më kanë konsideruar të butë, pra i urtë dhe këtë e quaj virtyt. Kam qenë edhe altruist dhe idealist. Ka patur raste kur kam ndihmuar edhe bukëpërmysësit, por nuk pendohem sepse, siç shkruan Sartri,”Ua fal të gjithve mëkatet, nuk dua të keqen ta mbajë në zemër’!
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Vardisjen, nënshtrimin dhe kapërdisjen.
Në cilat gjëra e teproni?
Ndoshta me iluzionin se mund t’i bëj njerëzit sikur vetë, duke harruar se sipas Tolstojit, ‘njeriu është qenie e papërmisuar’! Kam dëshirë që njerëzit të bëhen të dijshëm ,sepse siç thoshte Gjeçovi, ‘Nga dija nuk pëson askush,nga padituria,pësojnë të gjithë’!
Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Vetëm nëse do t’ia shpëtoja dikujt jetën…
Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Nuk do të ndryshoja rrugëtimin tim me asnjë çmim. Nuk më ka mbetur edhe shumë për të ecur. Sipas Bonapartit,”Ndoshta do t’i humbi të gjitha luftërat, por luftën ndaj respektit të vetëvetës, nuk do humbi kurrë’!
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Le të flasin për mua, madje edhe mirë. Sepse ka edhe të tillë që flasin ndryshe dhe kjo është e natyrshme. Zatën, nëse nuk ke asnjë kundërshtar, dmth nuk ke bërë asgjë…
Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Nuk shfaq keqadhje, pavarësisht se kam çaste habie dhe zhgënjimi. Si thotë Bajroni’Qeshëm me punët e njerëzve, sepse s’mund të qajë’!
Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Dashuria do ta shpëtojë botën. Gjithçka e mirë është dashuri e kundërta është mos më zi. Dashuria është e shtrenjtë dhe e shenjtë! Dashuroni, nëse dëshironi të jetoni!
Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Konsideroj se gjendja ime mendore është stabile. Kurse ajo emocionale nganjëherë tronditet cazë.Lum kush arrin ta ruaj ekuilibrin mendor sepse nuk e ka lehtë, madje e ka zor!
Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Krijimin e familjës dhe sukseset në profesionin e zemrës!
Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Bota është e pa marrun vesh. Ajo, nuk ndryshon, njerëzit po. Koha është statike, njerëzit duhet të ndryshojnë, natyrisht për të mirë!
Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Vdekja nuk më pëlqen fare, nuk mund t’i ikim kësaj të keqeje. E megjithatë, nëse do të ndodhte riinkarnimi im do të isha i njëjti Shaqë, me të njëjtin profesion dhe me të njëjtët miq! Ah, më krijove emocion. Gjërat kurrë nuk përsëriten në të njëjtën mënyrë. Zatën, nuk thuhet kot, përsëritja është fitore e kotë.
Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Atë pak dije. Vetëm ajo është e garantuar dhe personale!
Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Sëmurja,snobizmi dhe injoranca!
Ku do të dëshironit të jetonit?
Në Kosovë, prandaj jam këtu. Natyrisht, dëshiroj një Kosovë të dijes!
Cila është cilësia juaj më e veçantë?
Konsideroj se jam në gjendja që njerëzve t’ua lexojë edhe mendimet!
Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Vlerësoj sinqeritetin!
Çfarë vlerësoni tek një femër?
Bukurinë dhe mençurinë, por shih çudinë edhe mendjemadhësinë. Jo çdo shpellaku duhet dhënë rasti që ta përlyej…
Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Kadare, Markes, Llosa, Rumi, Kuelo, Pamuk…
Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Të gjithë ata që punojmë për kombin duke e lartësuar lart e më lart!
Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Ta kisha talentin e Ronaldos ose Pavarotit!
Si do të dëshironit të vdisnit?
Në gjumë.Të bija në mbrëmje dhe të harroja të zgjohesha!
Cila është motoja juaj?
Ndiqni ëndrrat edhepse kanë çmim të lartë!/Gazeta Observer