Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtarja Ilire Zajmi.
Cila ёshtë ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Paqe me veten dhe tjerёt. Gjithçka tjetёr ёshtё iluzion.
Cila është frika juaj më e madhe?
Vdekja e njerёzve tё dashur.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Idolatria ёshtё e dёmshme pёr shёndetin mendor.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?Mbretёresha Teutё, pasi edhe emrin ma kanё vёnё Ilire.
Cili është tipari juaj që nuk e pëlqeni?
Modestia, qё shpesh konsiderohet si dobёsi.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Injoranca.
Në cilat gjëra e teproni?
Punё pa orar dhe ankesa.
Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Nevoja pёr tё dalë nga ndonjё situatё e zorshme.
Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Mё pёlqen tё rrugёtoj nё botёn e personazheve tё librave tё preferuar. Njё botё e tёrё jetёsh e ngjarjesh. Mё pёlqen tё shkoj nё vende tё reja, tё lashta, mistike. Fundja vetё jeta jonё është rrugёtim.
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Tmerr.
Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Qё kam humbur shumё mundёsi dhe jam kthyer tё jetoj nё hiq.
Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Letёrsia dhe dy fёmijёt e mi Arbi e Anda.
Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
E armatosur deri nё dhёmbё pёr sfida tё reja.
Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Dyshimi.
Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Tё qёnit vetvetja. Ruajtjen e parimeve dhe egon e pamposhtur.
Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Ai qё s’ di ta pёrdorё si duhet kohёn qё i ёshtё dhёnё, nuk e meriton shansin e dytё, tё kthehet nё kohё pёr tё bёrё ndryshime.
Unё s ‘do ndryshoja asnjё presje edhe po tё mё falej njё mundёsi e tillё.
Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Do tё mё pёlqente tё rilindem si diell.
Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Gjithçka qё s’ blihet me para. Dashuria pa kushte dhe familja.
Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Politikёn dhe luftёn.
Ku do të dëshironit të jetonit?
Nё Mars pasi mund tё shkohet pa viza.
Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Sinqeritetin dhe guximin.
Çfarë vlerësoni tek një femër?
Fuqinё e mendjes dhe vendosmёrinё.
Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Ёshtё njё listë e gjatё e tё preferuarve tё mi nё letёrsi. Nga Aligieri te Shekspiri, Moravia te Heminguei, Roth te Kadare, Markezi e Sabato. E pamundur t’i ndaj kёta gjigantё tё letrave.
Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Nuk ёshtё Black Panther as Iron Man. Janё mami e babi. Arbi e Anda.
Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Tё pikturoj.
Si do të dëshironit të vdisnit?
Duke pirë vere e shkruar poezi.
Cila është motoja juaj?
Mos hiq dorё kurrё./ObserverKult