Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet Latif Mustafa, kryeredaktor i revistës ‘Shenja’ në Shkup dhe autor i emisionit ‘PikëPamje’.
Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Bukë, djath, pak perime dhe ujë
Kafe, çaj dhe duhan
Nji kand librash për t’lexu dhe
Nji shoqni t’zgjedhun për t’bisedu!
Cila është frika juaj më e madhe?
Bota të shndërrohet në një vatër lufte.
Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Punonjësin e krahut.
Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Njeriu është identik vetëm me veten e tij, njashtu edhe unë!
Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Tipari i optimizmit të tepruar.
Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Të gënjyerit.
Në cilat gjëra e teproni?
T’i besoj më shumë mendjes se sa intuitës.
Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Ndjenja që t’i bëj të tjerët të qeshin.
Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Rrugëtimi në imagjinatën time.
Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Po a?
Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Më ka ardhur keq, gjithmonë, që i përkas gjeneratës së luftërave në ish-Jugosllavi.
Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Familja, shoqëria dhe puna.
Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Në përpjekje për t’u kthjelluar!
Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Të dijë të them edhe “Jo”!
Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Ruajtja e qetësisë shpirtërore dhe suspendimi i paragjykimeve.
Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Të kisha studiuar vetëm në një fakultet.
Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Do të zgjidhja prapë veten.
Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Jeta dhe shëndeti.
Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Indiferencën.
Ku do të dëshironit të jetonit?
Aty ku njerëzit më dhurojnë dashurinë dhe respektin.
Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Përgjegjësinë.
Çfarë vlerësoni tek një femër?
Estetikën.
Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Umberto Ecco.
Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Jetimët!
Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
T’i përfitoj zemrat e njerëzve.
Si do të dëshironit të vdisnit?
Pranë familjes dhe në paqe.
Cila është motoja juaj?
Nëse ke një ideal për të vdekur atëherë më mirë përpiqu të jetosh për të./Gazeta Observer