Qaj derisa të të thahen lotët, duaj deri në fund…

shpirt grua vuajtja du atë

Nga Fernando Garcia

Nuk të bën mirë të qeshësh përgjysmë,
As të qash me gjysmë zëri,
As të duash me gjysmë zemre.
Të vërtetat gjysmake nuk janë të mira,
As miqtë gjysmakë,
As dashuritë e paplota.
Shkrihu gazit derisa të këputesh në mes,
Qaj derisa të të thahen lotët
Duaj deri në fund.
Sepse jeta pa zjarr, është e pakuptim,
Sepse jeta pa marrëzi do të të rëndet,
E vitet do të shkojnë pa i jetuar vërtet,
si të mos i kishe jetuar.

Përktheu: Albana Murra

Poezia në gjuhën spanjolle

No es bueno reír a medias,
llorar a medias,
ni querer a medias.
No son buenas las medias verdades,
los medios amigos,
ni los amores incompletos.
Hay que reir hasta que duela,
llorar hasta secarse
y amar hasta el final.
Porque vivir sin pasión
no tiene sentido,
porque vivir sin locura,
es aburrido
y porque llegar a viejo,
sin vivir de verdad,
es no haber vivido.

ObserverKult

——————–

vjeshta irene vallejo

Lexo edhe:

IRENE VALLEJO: VJESHTA JOTE NDRIÇON

Yt bir e imagjinon kohën si një rrugë me dy korsi që shkojnë në drejtime të kundërta. Imagjinon kohën kur ti do jesh sërish fëmijë dhe madje ka bindjen që do jesh fëmijë sërish, njësoj si ai dhe legjendat antike donin t´i iknin rrjedhës normale të kohës: ëndrra e të qenit të rinj gjithmonë është e lashtë sa vetë njerëzimi.

Prifti Juan, si bredharak që ishte, nuk ia linte vetes mangut asnjëherë ¨vaskën e rinisë¨. Një adash i tij, në Florida kërkoi, por pa rezultat ujin e burimit e, për ironi të fatit, sot vendi në të cilin ai kërkonte është kthyer në azil. Në Kinë, fëmijëve iu lexoheshin përralla për rininë e përjetshme. Perandori Qin Shi Huang, nisi 3000 ushtarë në kërkim të eliksirit, por ata nuk u kthyen kurrë tek ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult