Dizajne veshjesh të bukura të inspiruar nga natyra (FOTO)

gjethesh

Është sfiduese të kuptosh saktësisht se kur filloi përdorimi i veshjeve nga njerëzit. Arkeologët gjermanë besojnë se kanë gjetur provat e para që datojnë rreth 300,000 vjet më parë në epokën e gurit. Bëhet fjalë për veshje të prera nga lëkura e kafshëve parahistorike.

Gjithmonë duhet ditur se zhvillimi i veshjeve ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqëror, historik e kulturor të njeriut, duke patur si qëllim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjesëve të veçanta.

Gradualisht në proçesin e zhvillimit të shoqërisë njerzore u krijuan veshje në përshtatje me stinën, me seksin, me rastin kur përdorej, me moshën, profesionin si dhe shtresën shoqërore.

Të gjitha këto kanë krijuar atë pasuri e larmi të madhe veshjesh. 

Elementet e veshjes kanë qenë shenja të përkatësisë në grup.

Kuptimi i vendit të dikujt në një ose një tjetër hiearki sociale, publike marrëdhëniet janë shquar edhe me veshje.

Së bashku me demokratizimin e shoqërisë, roli zyrtar i veshjeve në jetën e njeriut po ndryshon. Tani nuk ka të tilla ndalime dhe rregulla të rrepta, megjithëse përfaqësuesit e disa profesioneve kanë veshjet e tyre të veçanta.

Ka marka të ndryshme veshjesh, dizenjator, trende , aq sa të trullosin.

Por ne sot kemi zgjedhur diçka tjetër.

Tendencën për t’u kthyer në gjenezë. Veshjen me elemente të natyrës, me gjethe, fruta etj.

ObserverKult ju sjll disa foto veshjesh të bukura, inspiruar nga natyra.

Përgatiti: N.R/ ObserverKult

Kliko edhe:

ARBNESHËT E KROACISË DHE VEÇANTIA E VESHJEVE TË TYRE TRADICIONALE

Arbanasit janë një popullsi që flasin gjuhën shqipe dhe i përkasin kryesisht fesë së krishterë, katolike. Janë vendosur që prej vitit 1700 në rrethinat e Borgo Erizzo në qytetin e Zarës në Kroaci. Arbanasi i Kroacisë (Arbneshi) është vendbanimi në juglindje të gadishullit të Zarës. Sot pjesë e qytetit të Zarës.

Ky vendbanim është krijuar në shek. e XVIII me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës . Ishin tri faza të shpërnguljes (në vitin 1721, 1726-27 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën e të parëve.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult