Ku të shkoj nga mungesa jote
Nga zbraztësia e gjërave tua
Nga ngjyra jote e tretur
Ku të ik nga heshtja jote
Nga dielli që nuk të nxen
Nga kënga që nuk e këndon
Ku të vete nga fjalët
Që nuk i pëshpëritë
Nga rruga nëpër të cilën nuk ec
Ku të tres nga mosqenia jote
Nga lumi ku nuk lahesh
Nga rëra që nuk të prek
E nga kënga që s’mund ta këndoj
Për ty bukuroshe ku të shkoj.
*Titulli i origjinalit: “Ku të shkoj”