
Pse dita u thye dhe natës i la vend,
Ti, qeshu!
Se ja, perdja ra dhe dielli u përmend,
Ti, qeshu!
Një lajm i keq të krisi si qelq,
Por s’u theve, ndaj qeshu.
Vjen ora dhe vetë dreqi do të shkojë për dreq,
Ti, qeshu!
Të kafshoi një zagar me fjalë të pështira,
Ti, qeshu!
Tek njeriu këmbehen e keqja dhe e mira,
Ti, qeshu!
Nuk erdha mbrëmë, më prite gjer vonë,
Ti, qeshu!
Lehtë pas përzores u drodhe në ftomë,
Ti, qeshu!
E ardhmja që mbolle të duket pa shpresë,
Ti, qeshu!
Farës, që të mbijë, i duhet të vdesë,
Ti, qeshu!
Kur nevojshëm trokite, nuk t’u hap asnjë derë,
Prapë qeshu!
Dita e zezë nxjerr në dritë miqtë e pavlerë,
Ndaj qeshu!
Ndjen ftohtë, braktisje, të mbyti vetmia,
Ti, qeshu!
Një buzëqeshje më tej banon dashuria,
Hë, qeshu!
Si ullinjtë nga degët paqen ta shkundën,
Ti, qeshu!
Lumturia s’ndërtohet mbi themele që tunden,
Ti, qeshu!
Të shanë pas shpine, thanë gënjeshtra me bisht,
Ti, qeshu!
Kështu ia bënë, dhe më keq, Zotit Krisht,
Ti, qeshu!
Ja, nata u thye dhe ditës i la vend,
Ti, qeshu!
Perdja ra dhe dielli u përmend,
Pra, qeshu!
6 janar 2026
ObserverKult
Lexo edhe:
Marsel Lela: Vargjet më të trishta që mund të shkruaj këtë ditë






