Qeveria miraton propozim-vendimin për themelimin e Operës së Kosovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në mbledhjen e Qeverisë ka paraqitur propozim-vendimin për themelimin e Operës së Kosovës.

Zëvendësministrja Daulina Osmani ishte ajo e që e shpalosi këtë projekt para kabinetit qeveritar të cilët e miratuan këtë pikë.

Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur këtë edhe pse nuk ka qenë pjesëmarrës në mbledhje, transmeto ‘klankosova’.

“Bëmë hapin e parë drejt themelimit të Operës së Kosovës”, ka shkruar Kurti në rrjetin social ‘Facebook’.

LEXO EDHE: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit risjell repertorin e Fitnete Rexhës