Shumë simbole në gjithë botën ‘flasin’ për dashurinë, por në jug të Shqipërisë një qytet antik është “Qytet i Dashurisë”. 14 km larg nga Gjirokastra, poshtë këmbëve të Malit të Lunxhërisë, rrënojat antike ‘flasin’ edhe sot për Antigonenë. Qyteti i famshëm u ndërtua nga Mbreti Pirro në shenjë dashurie për gruan e tij Antigona.
Mbreti i Epirit e mori vajzën e mbretit Ptoleme të Egjyptit dhe themeloi qytetin me emrin e saj rreth viteve 290, Para Krishtit. Qyteti jetoi gati 150 vjet dhe u dogj nga romakët në shenjë hakmarrje ndaj mbretit Pirro dhe kjo i nxiti historianët ta përcaktojnë Antigonenë, qytetin që lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja.
Sipas Arkeologëve ndërtimi i qytetit është realizuar sipas një plani të qartë urbanistik në një sipërfaqe prej 47 hektarësh me mure rrethuese disa kilometër si dhe me akropolin, monumente të tjera vezulluese, përfshirë dhe një mozaik shumëngjyrësh, që jeton ende. Edhe sot në “skenën” natyrore të qytetit antic luhen shfaqje teatrore që flasin për Pirron dhe Antigonën./voa
ObserverKult
——————————
Lexo edhe:
KAPADOKIA, QYTETI ME TULLUMBACE QË PO “ÇMEND” TURISTËT
Një peizazh i huaj, me shkëmbinj të butë të krijuar nga vullkanet mijëvjeçarë më parë për të krijuar një seri “oxhaqesh” eterike që janë formuar dhe skalitur nga natyra. Kjo është Kapadokia. E gjendur mbi fushat e Anadollit të Turqisë qendrore, ky rajon është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke tërhequr mijëra turistë çdo vit.
Thuhet se Kapadokia e ka marrë emrin nga kuajt pasi legjendat thonë se kuaj të egër kanë shëtitur nëpër këto male me shekuj.
Shumë njerëz e vizitojnë për të bërë një shëtitje me balonë me ajër të nxehtë në agim. Për të marrë një pamje më të mirë të formacioneve shkëmbore që quhen si “oxhaqe zanash” që vijnë në të gjitha format dhe madhësitë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU