reklamë

Rabije Bytyqi: Cicërimat e vetmuara

Në gjumë, në ëndrra,
pikturoj imazhin tënd
Si stinët e kohës
fluturove larg
Për t‘i arritur majat
Pena e dëshirave

Për të imagjinuar, muzën e artë
Në shpirt të venitur
Për ta kërkuar diellin, njëjtë sikurse unë

Vargëzove metafora, për shpirt e zemër
Në ajrin e freskët qielli i qetë
Me shkronja të arta, thure emrin tim,
Ndihet aromë vjeshte, cicërimë e vetmuar,

Kujtimet arkivohen, gjërat flasin,
I rrethuar n’horizont e kupton jetën,
Për t’i prekur ndjenjat e mia, imazhet lëvizin.

Me një përzierje homogjene,
Ta bashkojmë, mendjen e zemrën,
Të zgjohemi nga ëndrrat,
Në çast vargu merr kuptim,
Dehje,
Si në qiellin e tretë…

ObserverKult


Lexo edhe:

Umberto Eco: Ma hiq qafe atë celuar…