Rabindranath Tagore: Oh, të lutem pranoje lutjen teme që t’mos e hupi lumtuninë

Nga Rabindranath Tagore

Ti m’ke ba me njoftë miq që s’i kam njoftë. Ti m’ke dhanë vend në shpi që s’janë t’mijat. Ti m’ke sjellë largësinë afër e m’a bane vlla të huejin. 

Unë jam i paqetë kur duhet me ikë prej strehës ku jam mësue me rrnue; kam harrue se atje jeton e vjetra në të renë, e se atje banon edhe ti gjithashtu.

Përmes lindjes e vdekjes, në këtë botë apo në të tjerat, kudo që të më çosh mue, je ti, i njëjti, miku i vetëm i jetës teme të pafundme, që gjithnji e lidh zemrën teme me vargojt e gëzimit me të panjohunën.

Kur dikush të njeh ty atëherë s’ka ma të huej, asnji derë s’mbyllet ma. Oh, të lutem pranoje lutjen teme që t’mos e hupi lumtuninë e prekjes prej Nji në lojën e të shumtëve.

Përktheu Shinasi Rama

ObserverKult


Lexo edhe:

NGA ARKIMEDI TEK PITAGORA, FAKTE TË PANJOHURA MBI SHKENCËTARËT MË TË FAMSHËM TË TË GJITHA KOHËRAVE

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të mos e dini se ata kanë edhe kontribute të tjera, të cilat kanë ende sot rëndësinë e tyre.

Arkimedi

Emri i tij lidhet kryesisht me zbulimin e zhvendosjes së ujit, i njohur si Parimi i Arkimedit: Kur një objekt futet në ujë, ai shtyn (zhvendos) ujin për t’i bërë vend vetes.

Kjo zhvendosje ndodh në një vëllim të barabartë me objektin që zhytet. Por njeriu që konsiderohet si nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ka zbuluar edhe gjëra të tjera

Ai shpiku “Kthetrën e Arkimedit” ose “dorën e hekurt” për të mbrojtur qytetin sicilian të Sirakuzës nga sulmi armik përmes detit.

Ai ishte një lloj sistemi i pompimit të ujit që mund të përdoret ende sot. Ndonëse nuk e shpiku ai levën e parë, Arkimedi e avancoi sistemin. Madje shkroi për të në të famshmen “Ligji i levës”.

Ai llogariti vlerën e saktë më të afërt të numrit Pi, si dhe kuptoi mënyrën për të llogaritur sipërfaqen e një rrethi. Puna e tij çoi në avancimin e fushës së hidrostatikës dhe llogaritjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult