“Radha jote” instalacioni që frymëzohet nga një rit në kalanë e Artanës

Më 16 dhjetor nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë mbahet instalacioni “Radha jote” me autore Diellza Salicana.

“Rradha jote” është një instalacion që frymëzohet nga një rit i një tyrbeje sufiste në kalanë e Artanës, ku pelegrinët rrotullojnë tjegullat në kërkim të kismetit. Instalacioni fton pjesëmarrësit të angazhohen drejtpërdrejt me ritin, duke eksploruar se si ndërthuren materiali dhe shpirtërorja për të formësuar marrëdhënie alternative mes njerëzve, objekteve dhe të ardhmes.

Diellza Salicana, e lindur në Gjakovë në vitin 1999, është një profesioniste e medias dhe gjuhës me bazë në Prishtinë. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Gjuhën Angleze në Kolegjin AAB dhe ka kaluar një semestër duke studiuar Gazetari Globale në Kolegjin NLA në Norvegji. Aktualisht, ajo po ndjek studimet në Art dhe Media Digjitale, ndërkohë që punon me Oxford Property Group në New York dhe Paper Radio në Prishtinë, duke aplikuar aftësitë e saj në gjuhë, media dhe arte digjitale në projekte të ndryshme.

Ky projekt është realizuar si pjesë e platformës Heritage Space, e implementuar nga CHwB Kosova dhe financuar nga Qeveria Suedeze, me mbështetjen e Pallatit të Rinisë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“KULTURA APP”, APLIKACIONI QË JU TREGON SE KU MBAHEN NGJARJET KULTURORE NË KOSOVË