A e ndien, e dashur? … Ngre duart,
dhe ka në ajër – e ndien? – një shushurimë.
Brenda vetmia, arrin
si një tingull i çdo gjesti
për gjërat që zhurmojnë padashur.
A e ndien,e dashur? … I përkul qepallat
dhe ty t’arrin një fëshfërimë e re.
A e ndien e dashur ?… I rizgjoj, i mbyll.
Oh, pse vallë nuk të shoh, e dashura ime?
Sido më i lehtë gjesti im, mbetet
si një gjurmë e ngulët që duket
e butë në heshtjen e saj.
Çdo lëvizje fluturake ndikon
brenda tendës së tendosur të eterit
të përjetshëm.
Me frymën time, me ritëm të njëjtë,
yjet në rrugën drejt qiellit bien, ngjiten.
Në buzët e mia, era e luleve
arrin çfarë ilaçi magjik të stërlashtë pi unë.
Dhe unë e rinjoh tejndritjen në hijen
e engjëjve të panjohur si një përmendje e largët.
Këtë dhe jo tjetër mendoj duke ëndërruar …
S’do më vijë më, bukuroshe, nga ti…
Përktheu: Faslli Haliti
ObserverKult
Lexo edhe:
RAINER MARIA RILKE: JI I DURUESHËM NDAJ GJITHÇKAJE QË ASHT E PAZGJIDHUN…
Ji i durueshëm ndaj gjithçkaje që asht e pazgjidhun në zemrën tande,
e përpiqu me i dashtë pyetjet,
që janë të ngjashme me dhoma të mbylluna me çelës,
ose me libra të shkruem
në një gjuhë të huej.
Mos kërko tash për përgjigjet që munden me tu dhanë,
sepse nuk do të ishe në gjendje me jetu me to.
Çështja asht me jetu çdo moment.
Me jetu me pyetjet tash për tash.
Ndoshta ka me tu dhanë mundësia pa e kuptu ti,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult