Rama viziton muzeun ‘Uffizi’ dhe veprën që e ka frymëzuar për artin e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar Muzeun Uffizi në Firenze të Italisë, ku i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe regjisori Eike Schmidt, është njohur me kryeveprat e muzeut. Rama u takua edhe me kryebashkiakun  e Firences Dario Nardella ndërsa ishte i pranishëm në një event në Palazzo Vecchio.

Mediat italiane lokale e Firences, MET, duke e cilësuar kryeministrin Rama si të pasionuar pas artit, estetikës dhe njohës të mirë të veprave të  shekullit të XVI, ai qëndroi për rreth 50 minuta duke admiruar veprat e artit, transmeton ‘tirananews.al’.

San Giovannino, Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena nga Bachiacca, shenjtorët Giovanni Evangelista dhe Francesco nga El Greco dhe portreti i Lucrezia Panciatichi nga Bronzino janë disa nga veprat që Rama pa nga afër. 

Përveç kryeveprave të Galerisë në katin e dytë, Rama u ndal “Modernistja”, Beteja e San Romanos nga Paolo Uccello e cila e ka frymëzuar kryeministrin-piktor në realizimin e veprave të tij.

LEXO EDHE: Restaurohet Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, Edi Rama i ka disa fjalë për të