Ramadan Krasniqi: Se dy të dashura që i kam, o ju shok’t e mi… (Teksti dhe kënga)



Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Dy të dashura” të interpretuar nga Ramadan Krasniqi.

Teksti i këngës:

Se dy të dashura që i kam
O ju shok’t e mi.
Unë i dua shumë ato
Porsi sytë e mi.

E para është nana
E dyta moj më je ti.
Që të dyja t’mira jeni
Ju kam si sytë e mi.

Por ti e dyta
Mos u dëshpro kaqë shumë!
Se nanën time e dua
Ma shumë se ty.
Se po mos të ishte nana
S’do t’më kishe ti.
Që të dyja t’mira jeni
Ju kam si sytë e mi.

Nana, unë dhe ti
Ne jemi nji.
Ndoshta flasin për ne
Se na kanë zili.
Ne rrojmë të gëzuar
Të lumtur në qetësi.
Se po mos t’ishte nana
S’do t’më kishe ti.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Kliko edhe:

ÇOHU REXHO, ÇOHU DJALO…” KËNDUAR NGA NEXHMIJE PAGARUSHA (TEKSTI DHE KËNGA)

Po vinë krushqit rrugës t’malit,
trupi i Rexhës n’grazhd të kalit.
Çohu Rexho, çohu djalo,
çohu sokoli i nanës,
o se s’ka nana tjetër.

Çohu more Rexho dil te sana,
darsëm t’madhe t’ka ba nana,
çohu Rexho çohu djalo,
çohu ma i miri i nanës
se ma dogje zemrën.

Ty more kal’ tu thaftë jela
qysh ma mbyte Rexhën shkelma.
Çohu Rexho, çohu djalo
çohu sokoli i nanës
o se s’ka nana tjetër.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU