Ramë Lahaj dhuratë fansave për 28 nëntor këngën“Për ty atdhe”

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, i ka befasuar fansat e tij shqiptar me një dhuratë të veçantë për 28 nëntor, duke risjellur në një version ndryshe këngën “Për ty atdhe

Me muzikë dhe tekst nga Pjetër Gaci e orkestrim të Maestro Shpëtim Saraçit, Ramë Lahaj e risolli këtë këngë bashkë me një klip, që pasqyron vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare.

Klipi është xhiruar në Shqipëri nga produksioni kosovar, Entermedia.

Tenori përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, u bëri të ditur fansave se kjo këngë ishte dhuratë për ta në këtë ditë feste kombëtare.

“Të dashur shqiptarë të mi, kudo që ndodheni,
Fillimisht uroj të jeni shëndosh e mirë, ju e ma të dashtunit tuej.

T’u e pasë parasysh situatën me COVID-19, dhe atë ekonomike të ndikuar nga ajo por edhe politike, çështjen e Hagës po ashtu, e shumë të tjera, këtë kohë derisa qëndrova për ta realizuar projektin mes Shqipërisë e Kosovës, arrita ta shoh një tjetër realitet që më goditi shumë, atë të IMIGRIMIT, ose dëshira e madhe për të imigruar, i madh e i vogël!

Me krizë e situata të vështira, ne shqiptarët jemi rritur brez pas brezi ose më mirë thënë, hallet tona nuk u ndalen asnjëherë.

E ndjeva për detyrë, si Ambasador i Kulturës, në botë, që ta sjell ripërpunimin e kryeveprës “Për ty Atdhe” të mjeshtrit të madh, Pjetër Gaci të shoqëruar me një video qe tregon shqiptarin e mirë. Atë që pas çdo suksesi rrugën e parë që merr është ajo për në Atdhe.
Desha ta kthej vëmendjen tonë faktin që shpeshherë harrojmë se ky vend është më i bukuri e më i bekuari në botë, me bukuritë natyrore që ka, me kulturë e traditë unike.
Për hir të atyre që brez pas brezi sakrifikuan gjithçka për këtë tokë të shenjtë që ne e quajmë Atdhe.
Për rininë e mrekullueshme që kemi, të jemi më unik e më të përkushtuar se kurrë për Kombin e të ardhmen e tij.

Nga thellësia e zemrës urime festën më të madhe të shqiparëve 28 Nëntorin, ditën e madhe të çlirimit e të bukurit Flamur.

Miq gëzojuni, sepse të gjitha do të kalojnë, me shpresën se së shpejti do të ndrydhemi së përqafuari njëri tjetrin, madje më shumë së kurdo më parë./ ObserverKult