Rami Kamberi: Ishte, më shumë se poezi…

Ishte, më shumë se poezi
Flakë e prushit, që e kall palcën e gurit
Shtatin e veshur me dashni
Xixë e lumnive, dalë nga bukuritë e nurit

Me buzëqeshje e shtronte, tokën e malësisë
Shikimet i kish pafundësi, si pafundësi e qiellit
Thoshin ishte fustanellë, xhubletë e krenarisë
Gershetat ngjyrë ari, ngjyrosur me rreze t’diellit

Ishte, më shumë se poezi
Nuse për kullat, ku fjala shndërrohet n’besë
Shtatin e veshur me dashni
Xixë e lumnive, pikë loti që pikon mbi shpresë

ObserverKult

Lexo edhe:

RAMI KAMBERI: PËR TY, BARDHOKE