Rami Kamberi: Për ty, Bardhoke

Ca pika loti
Më mbetën nëpër sy, për ty bardhoke
E di vet Zoti
Gurra e dashnisë dhe gjuha e kësaj toke

Si valë t’detit, që e lagin tokën e qytetit, të lavdisë
Ku u linde, me jehonën e fitores nën lirinë e qiellit
Si hyjneshë bukurie me valëvitje, të flamurit t’lirisë
Ku shtatin ta pikturoi Zoti, si detet e rrezet e diellit

Ca pika loti
Për ty bardhoke, më mbetën nëpër sy
E di vet Zoti
Gjuha e kësaj toke dhe gurra për dashni.

ObserverKult


R

Lexo edhe:

RAMI KAMBERI: NË MË DO IK…

Syzanë, në më do ik
Bashkë me malet, veshur me pyje
Të të shikoj, kam frik’
Kur m’del sikur hëna, rrethuar me yje

Merri dhe gurrat dashni, ku buzët na mbetën
Prushin e shpirtit, që u ndez nga lumnia
Merre edhe livadhinë, ku e kam nurin e jetën
Se po mbete Syzanë flakë merr malësia

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


RAMI KAMBERI: PO PSE IKE, NGA KJO JETË…

Miku im i fëmijërisë
Po pse ike nga kjo jetë, pa fjalë
Miku i im i pleqërisë
Ortek i dijes me urtësi, të gjallë

Lum i gurrës, bebëz e syve, të fisnikërisë
Plis i pamposhtur, karshi, robërisë e tra dhtisë
Diell paqe, me shtatin, shtatore e diturisë
Pirgu i shkencës, shpresë e jetëve të njerëzisë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult