
Det në brendësi,
det në brendësi.
Dhe në mungesën e gravitetit të thellësisë,
ku përmbushen ëndrrat,
bashkohen dy vullnete,
për të përmbushur një dëshirë.
Një puthje ndez jetën,
me një vetëtimë e një bubullimë,
dhe në një metamorfozë,
trupi im nuk është më i imi;
është si të depërtosh në qendrën e universit.
Përqafimi më i pastër,
dhe më e dlira e puthjeve,
derisa të shihemi të zvogëluar
në një dëshirë të vetme.
Shikimi yt dhe shikimi im,
si një jehonë duke përsëritur, pa fjalë:
“më në brendësi”, “më në brendësi”…
deri përtej gjithçkaje
për gjakun dhe për eshtrat.
Por zgjohem gjithmonë
dhe gjithmonë dua të jem i vdekur,
për të vazhduar me gojën time
të ngatërruar në flokët e tu.
Nga spanjishtja: Manjola Brahaj