“Rapsodi ballkanike 4”, poezi nga Halil Matoshi

halil matoshi:

sa ke nata në kahvehanen*
skej rrugës Vjenë-Athinë
ballkanasit therrën e vranë anmiqtë t’kanun e t’pa kanë

nji bend shumëetnik mledh
qindarkat nga myshteritë

për kokrrën e sefasë
grimasa t’qaraveshuna ngjitën n’xhama t’thyem si vemje

pellgje gjaku mbushet historia
e kallxueme nga oratorë
që çohen jerm
ia fusin natës zjèrm
der’ n’fajront

të nesërmen herojtë
dezertojnë nga fushëbeteja
si me lidhë armëpushim
vjellin shtiza e parzmore
koten e falen m’katet me i lâ

deri t’çelet kahvehanja

me i thirrë me dëshmu
ndoj tribunal
flasin turbullt e shtihaven
kusheri t’Shèjtes Tereze tânë

asnjâni me saktësi s’e di
kush âsht vrasësi
cili kë shkërdheu

kush hangër e piu veresi?
çfarë akëcili rrëmbeu
kush cilin shërbeu…!?

kush ia nisi i pari e dijnë gjithnji
tjerët janë anmiq
që vinë me jau trazu aurën shèjtnore

derisa nji natë përnjimè flakën
ja shtini kahvehanës
nji burrë i dehun

bejtexhiu lokal e nisë nji epope
flakët lëpijnë lavdinë ikonike
të vožd-it**

akëcili kërkon haqet
dikush numëron gjaqet
sekush njerëz t’humbun
nëpër flakët e historisë

i zoti i tavernes kërkon librin
e borxhlive…

——-

*Boshnjakisht: Kafanë
** Serb: Prijsi

ObserverKult


Lexo edhe:

HALIL MATOSHI: METAFIKSION