Raymond Carver: Shiu

Poezi nga Raymond Carver

U çova në mëngjes me dëshirë
të tmerrshme që të rri shtrirë gjithë ditën e lume
dhe të lexoj. Një grimëkohë luftova kundër kësaj.

Atëherë shikova shiun nëpër dritare.
Dhe hoqa dorë. Iu dorëzova plotësisht pushtetit
të këtij mëngjesi me shi.

A do ta jetoja jetën sërish?
T’i bëja po të njëjtat gabime?
Po, të më jepej gjysma e shanseve. Po.

Përktheu: Fadil Bajraj


Lexo edhe:

RAYMOND CARVER: PËR SEMRËN, ME VRULL LUFTARAK

Sa fitojnë shkrimtarët? pyeti ajo
pikë së pari
ajo kurrë më parë s’kishte takuar
ndonjë shkrimtar
Jo edhe aq shumë thashë
ata merren edhe me gjëra të tjera
Për shembull? tha
Të punuarit në mullinj thashë
fshijnë dysheme japin mësim nëpër shkolla
mbledhin frute
e ku e di unë se çfarë
të gjitha llojet e punëve thashë
Në vendin tim tha ajo
dikush që ka ndjekur kolegj…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU


Lexo edhe:

RAYMOND CARVER: VDEKJA IME

Po qe se kam fat, do të jem i lidhur nga të gjitha anët
në krevatin e spitalit. Gypat do t’m’i fusin
në hundë. Por përpiquni të mos keni frikë nga unë, miq!
Po ua them bash tash se kjo është në rregull.
Tekembramja nuk po ju kërkoj edhe aq shumë.
Dikush, shpresoj, se do t’ju telefonojë të gjithëve
për t’ju thënë: “Ejani shpejt, ai po jep shpirt!”
Dhe të gjithë do të vijnë. Do të kem kohë
të hallallohem me të gjithë të dashurit e mi…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU