Redina Tili & Artur Dhamo: Si iku kjo bukuri (teksti dhe kënga)

Një lule në një vazo
kishte çelur një lule
dhe gëzohej e vetme
ngrohtësisë së diellit

Sa keq që kishte lindur
dhe nuk shihte zogjtë e qiellit
oh, sa keq që lulja e vetme
kokën kish varur.

Kokën kish lëshuar pa jetë
mbi vazon në vetmi.

Era i prek, petalet pa jetë,
pa jetë e gjallëri,

Kuptova pse s’pati jetëgjatësi,
stina nuk e gëzoj dot në vetmi.

Kuptova pse, s’ka gjallëri
stina s’e gëzon në vetmi
si iku kjo bukuri.

Nga i njëjti këngëtar:

ARTUR DHAMO & ETLEVA GEGA: E PAMËSHIRSHME U TREGOVE TI (TEKSTI DHE KËNGA)

https://redinatili.com/