“Lot në shi”, këngë e paharruar nga Redon Makashi (teksti dhe kënga)

Më trishtoka sot kjo kohë
shiu sapo ka filluar
e s’po mundem t’i ndaloj
lotët bashkë me shiun bien.
I kam, i kam
i kam të shenjta lotët
i kam, i kam
i kam të shenjtë e dhimbjen ia ndjej.

I pëlqenim aventurat
rrinim bashkë orëve të vona
dhe në shtrat vetën e gjenim
nga mesnata krejt të lodhur.

Ku jam, ku jam,
ku jam pa ty unë sonte
pa trupin tënd,
pa frymën tënde
e kam të vetmen, e kam të vetmen shpresë
e më ndihmon, sa herë që ndjehem keq
e ndaj nuk dua e dashur të të humbas
në jetën time gjithmonë e dua pranë.

Atë e dua pranë
atë e dua pranë
e kam të vetmen, e kam të vetmen të shenjtë
e më ndihmon, sa herë që ndjehem keq
e ndaj nuk dua e dashur të të humbas.
në jetën time gjithmonë e dua pranë.

————————————————————————————————-

LEXO EDHE:

Redon Makashi: Do jetoj dhe unë pa ty (teksti dhe kënga)

Sa herë çdo natë kur jam vetëm,
të ndjej por ti më mungon.
Ndoshta për mua nuk kthehet më prapë,
asnjë ndjenjë si kjo.

Ti je e vetmja në botë,
që dua dhe s’e harroj.
Jo s’mund ta fsheh,
edhe malli më merr,
në vetmi, pa ty mbaroj.

Ndjej, ndjej,
kur s’të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s’të harroj.

U lodha duke menduar,
akoma plaga më dhemb.
I ndjej akoma ato buzët e tua,
shije hidhur ti më le.

Nuk e kuptoj çfarë po ndodh në jetën time,
s’dua më ty t’mendoj.
Kur jam vetëm ti vjen, në mendimet e mia,
edhe shpirtin ma trazon.

Ndjej, ndjej,
kur s’të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s’të harroj.

Veç ndjej, ndjej,
jo nuk mund kaq fort të dua.
Ndjej, ndjej,
çdo gjë mbaroi.

Atë natë me shi,
ti më humbe në errësirë,
të thash “mos ik, dhe pak mos ik”,
ti s’më the as lamtumirë.

Më mirë të t’harroj
e të mbetesh veç kujtim,
e do jetoj, do jetoj dhe unë pa ty.

Ndjej, ndjej,
kur s’të kam më fort të dua.
Ndjej, ndjej,
e s’të harroj.

Veç ndjej, ndjej,
jo nuk mund kaq fort të dua.
Ndjej, ndjej,
çdo gjë mbaroi.