Ju ftojmë të lexoni tekstin dhe të dëgjoni këngën “Jemi Zemrat e çdo moshe” me tekst të Agim Doçit, kompozim të Pirro Çakos. Kënga është fituese e vendit të dytë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar të vitit 1989.
Qeshu rini, qeshu pra rini
ti je e ardhmja dhe këtë e di
qeshu rini, se çdo zemër thotë
ecën me kohën si askush në botë.
Mosha jote rini në çdo zemër jeton
Ti i fal dashuri në çdo hap kohës sonë
Të duam që sytë të qeshin gjithmonë
Ti me zjarr dashuron,
Ti mëngjeset zgjon
Ndaj njerëzit për ty
Kanë të drejtë kur thonë
Ajo është si kristal e ardhmja jonë
Ti me zjarr dashuron,
Ti mëngjeset zgjon
Ndaj njerëzit për ty
Kanë të drejtë kur thonë
Ajo është si kristal e ardhmja jonë
Ju mjaftoi veç një fjalë në ato vite
Falët jetën ju, kishit moshën tonë
Dhe nën gjurmët e saj brezat rriten
Gjaku që u derdh është betimi jonë
Dua që t’ju them
kthjelltësinë e saj
unë me shokët e mi
thellë në zemër e mbajmë.
Ndaj s’plaket jo
Rini e Shqipërisë
Qeshu rini, qeshu rini
Ti je e ardhmja dhe këtë e di
Qeshu ti rini
çdo zemër thotë
Ecën me kohën si askush në botë
Mosha jote rini në çdo zemër jeton
Ti i fal dashuri në çdo hap kohës sonë
Të duam që sytë të qeshin gjithmonë
Ti me zjarr dashuron,
Ti mëngjeset zgjon
Ndaj njerëzit për ty
Kane te drejtë kur thonë
Ajo është si kristal e ardhmja jonë
Ti me zjarr dashuron,
Ti mëngjeset zgjon
Ndaj njërezit për ty
Kanë të drejtë kur thonë
Ajo është si kristal e ardhmja jonë
Ju mjaftoi veç një fjalë në ato vite
Falët jetën ju, kishit moshën tonë
Dhe nën gjurmët e saj brezat rriten
Gjaku që u derdh është betimi jonë
Dua që t’ju them
kthjelltësinë e saj
unë me shokët e mi
thëllë në zemër e mbajmë.
Ndaj s’plaket jo
Rini e Shqipërisë
Qeshu rini, qeshu rini
Ti je e ardhmja dhe këtë e di
Qeshu ti rini
çdo zemër thotë
Ecën me kohën si askush në botë
Qeshu Rini.
ObserverKult
Lexo edhe:
PËLLUMB ELMAZI: NËSE NJË DITË DO LARGOHESH… (TEKSTI DHE KËNGA)