Redon Makashi: Iku dhe një natë pa ty… (teksti dhe kënga)

Interpreton Redon Makashi

Hapa sytë edhe u zgjova
nuk e di u tremba për një çast
ishte natë e gjatë.

Hapa dritën të shikoja
Po ty nuk të kisha më në krahë
Kishe shkuar larg.

Mendja më shkon veç tek ty
Vallë ku mundesh ti të jesh tani
a mos vallë këto momente
po m’kalon k’të natë me tjetër njeri.

S’më besohet ajo qe krijesa ime
s’më besohet ajo më don vetëm mua
mundohem ta qetësoj pak shpirtin tim k’të natë
se ndonjë ditë do t’shoh prapë.

Iku dhe një natë pa ty
edhe nesër po kështu do të jetë
më mirë të t’harroj.

Epo s’mundem dot e dashur
nesër mbrëma prapë ti do më zgjosh
duke mos e patur trupin tënd të ngrohtë.

Mendja më shkon veç tek ty
Vallë ku mundesh ti të jesh tani
a mos vallë këto momente
po m’kalon k’të natë me tjetër njeri.

S’më besohet ajo qe krijesa ime
s’më besohet ajo më don vetëm mua
mundohem ta qetësoj pak shpirtin tim k’të natë
se ndonjë ditë do t’shoh prapë.

Edhe kur të gjej kurrë s’do të lëshoj
Do të shtrëngoj pas vetes time
shumë fort.

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

REDON MAKASHI: LULET E MAJIT (TEKSTI DHE KËNGA)