Redon Makashi: Lulet e majit (teksti dhe kënga)

Këngën “Lulet e majit” e interpreton Redon Makashi

Një ditë të bukur maji unë të takova,
tek po rrije këputur në një lule.
Lulet e majit për ty ëndërrova,
lumturinë në shpirt veç ti ma prure

Një ditë të bukur maji unë të takova,
tek po rrije këputur në një lule.
Lulet e majit për ty ëndërrova,
lumturinë në shpirt veç ti ma solle.

Por tani je vyshkur më s’ke erë
lulet e tua për mua s’kanë vlerë.
nuk je lule e bukur e ditës t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Nuk je lule e ditës time t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Më kujtohen ditët kur rinia,
sa herë rrëmbehet ajo nga dashuria.
Ishe e vogël atëherë ti vajza ime,
s’mendoje tjetër veç për ëndërrime.

Por tani je vyshkur më s’ke erë,
lulet e tua për mua s’kanë vlerë.
Nuk je lule e bukur e ditëve t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Nuk je lule e bukur e ditëve t’majit,
por je lule e këngës time t’vajit.

Por tani je vyshkur më s’ke erë,
lulet e tua për ty s’kanë më vlerë.
Do t’kujtoj përherë moj lulja ime,
ndonëse je kaq larg ti zemrës sime.

Do t’kujtoj përherë moj lulja ime,
ndonëse je kaq larg ti zemres sime.

ObserverKult

____________________

Redon Makashi

Lexo edhe:

REDON MAKASHI: LËRMË TË TË SHOH NË SY… TË FLAS ME GOJË (TEKSTI DHE KËNGA)

E kaluar e largët sa vjen e më afron,
Të dikurshmen sjell të tashmen ma largon,
Më vjen pak e turbullt, pamjen s’ma mundëson,
Dhe koha do t’kaloj atë do e pastroj.

Bëj të shtrihem dhe gjumi nuk më zë,
Bëj të ngrihem papritur takoj atë,
E përshëndes, i them si je?
Ajo më shtrëngon dorën buzëqesh.
Thotë nuk të lë sonte të flesh.

Diçka të thjesht kërkon nga ty,
Lërmë të…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult