Interpreton Redon Makashi
Mbizotëronte një qetësi
Në këtë natë gjithçka pushonte
Kisha shumë nevojë për të
E në ato çaste më mungonte.
Në këto rrugët pa njeri
Ku asgjë nuk ekzistonte
Mu kujtua ajo vajzë
Zëri i saj kur më thonte:
“Të dua shumë
Mos më lër vetëm
Kam shumë frikë të rri pa ty
Është botë e egër”.
Dhe pastaj më përqafonte
Dhe pas vetes më pushtonte
E ndjeja dorën e saj
Gjithë trupin më përshkronte
Hej një botë tjetër na priste më pas
I kam ndër mend lotët e saj
Dashuronte si e çmendur
Si e marrë…
Nuk mundem ta imagjinoj
Se ty të kam humbur vërtet
Dikur unë luaja me ndjenjën e saj
E sonte vuaj vetë.
Më duket se asnjëherë
S’do dashuroj më kaq fort
E janë kujtimet që më shkatërrojnë.
Nuk mundem ta imagjinoj
Se ty të kam humbur vërtetë
Dikur unë luaja me ndjenjën e saj
Tani vuaj vetë…
ObserverKult
———————-
Lexo edhe:
Redon Makashi: Epo s’mundem dot e dashur… (teksti dhe kënga)
Hapa sytë edhe u zgjova
nuk e di u tremba për një çast
ishte natë e gjatë.
Hapa dritën të shikoja
Po ty nuk të kisha më në krahë
Kishe shkuar larg.
Mendja më shkon veç tek ty
Vallë ku mundesh ti të jesh tani
a mos vallë këto momente
po m’kalon k’të natë me tjetër njeri.
Këngën e plotë e gjeni KËTU